Nga data 8 gusht deri më 8 shtator, Galeria Kombëtare e Arteve është mikpritëse e një ekspozite kureshtare – 45 piktura me format të madh dhe piktura të tjera të krijuara nga piktorët britanikë John Kiki dhe Darren Barker.
John Kiki është më i njohur nga të dy krijuesit – puna e tij është e vlerësuar lartë jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por dhe në skenën ndërkombëtare. I lindur gjatë vitit 1943 në Qipro, Kiki rritet në Angli, mëson në Shkollën e Arteve dhe në Akademinë Mbretërore. E përcakton stilin e tij krijues si një sintezë midis pikturës figurative, abstraksionit dhe pop-artit. Krijime të tij janë treguar në shumë hapësira prestigjioz të artit si Akademia Mbretërore, galeritë - Hayward Gallery dhe Serpentine në Londër, OK HARRIS në Soho të Nju Jorkut e të tjera.
Darren Barker ka mësuar arte, por aktualisht merret kryesisht me konservimin dhe restaurimin e monumenteve arkitekturore dhe të fotografive. Në Bullgari ai prezanton krijime të veta piktoreske, të krijuara me bojëra vaji mbi beze.
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në..