Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Park ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha

Sorkadhe, kaproj, dhi nga Kameruni, derra të egër dhe palloj shijojnë një jetë të lirë  në parkun e sapo hapur ekologjik “Geranea”. Kompleksi me kodra jeshile dhe një panoramë nga Deti i Zi pranon vizitorë, të cilët e pëlqejnë natyrën e bukur dhe kanë dëshirë të komunikojnë me kafshët në mjedisin e tyre natyror.

Fjala latine për bimën barbarozë “geranium” ka dhënë frymëzim për emrin e parkut ekologjik, “Geranea”, i cili ndodhet mbi 7 mijë dynymë sipërfaqe pyjore midis fshatrave të krahinës Dobruxha (Bullgari Verolindore) - Ljahovo, Obroçishte dhe Cërkva, në 5 kilometra nga vendpushimi Allbena.

Përpara 2 vjetëve Rexhan Nizam merr në koncesion ish ekonominë e gjuetisë, me idenë ta kthejë në një shtëpi të kafshëve të egra në ngjashmëri të rezervateve kombëtare si “Serengeti” në Tanzani. Hapat e parë të qiramarrësit është të ndalojë gjahun, të seleksionojë kafshët nga ekonomitë e tjera dhe t’i ndajë derrat e egër, që të mos i ngacmojnë banuesit e tjerë të parkut ekologjik. Si rezultat i këtyre kujdeseve sot në “Geranea” jetojnë 170 kaproj, 250 muflonë , 50 sorkadhe, 50 dhi nga Kameruni, 300 derra të egra dhe shumë përfaqësues të tjerë të botës së kafshëve.

Natyra e virgjër ofron një përjetim të paharrueshëm për miqtë – premtojnë nga parku ekologjik. Përveç përmes shëtitjeve të lira, turistët kanë mundësi të ndjekin kafshët dhe nga 7 kulla për vërejtje.

"Njerëzit lëvizin brenda pyllit plot me kafshë të egra, të cilat mund t'i vërejnë gjatë gjithë kohës – tregon Rexhan Nizam. Një pjesë nga kafshët tanimë janë mësuar me njerëzit dhe zhurma nuk i pengon kaq, kurse të tjerat kanë më shumë frikë, më në veçanti nënat me të vegjlit e tyre, por ato shikohen dhe më vështirë. Por, kur mundim t'i shpiem vizitorët maksimalisht afër deri tek ndonjë kafshë dhe ndiejmë adrenalinën e tyre, kjo ndjenjë na pushton dhe na përfshin dhe ne."

Shëtitet zhvillohen me ndihmën e drejtuesve profesionalë, në këmbë dhe është pjesa më e vështirë, por më atraktive nga qëndrimi në parkun ekologjik.

"Kemi dhe kuaj për t’u hipur – shton koncesionari. Mendonim të përdornim dhe karroca të posaçme, me qenë se terreni nuk ishte i përshtatshëm për karroca, hoqëm dorë nga kjo ide dhe tani po bisedojmë me prodhuesit e automobilave elektrikë të tipit forestrada. Dhe me qenë se kemi kulla në të cilat tani po montojmë panele solare automobilat elektrikë do të mund të karrikohen prej tyre. Në të njëjtën mënyrë do t’i karrikojmë dhe kamerat, sepse qëllimi ynë është që në sajtin tonë kafshët të mund të shikohen në një kohë reale. Në përgjithësi mundohemi në mënyrë maksimale të mbyllim ciklin, që të mos të kemi nevojë nga faktorët e jashtëm – çdo gjë ta marrim nga vet ekonomia, të mos i shqetësojmë kafshët me zhurma të tepërta. Thjeshtë parku duhet të jetë në të vërtetë ekologjik."

Gjatë kohës së shëtitjeve miqtë e parkut mund të shijojnë panoramat natyrore, duke pushuar në vende të posaçme për pushim si dhe stola të vënë rreth e rrotull. Aty ata mund të ndiejnë po kështu aromat e bimëve të ndryshme, të dëgjojnë zhurmën e gjetheve të pemëve dhe të ndjekin me vështrim bishtat e larmishme të pallonjve.


"Deri në këtë moment nuk kemi njeri i cili të mos ketë thënë se nuk do të kthehet përsëri – është i kënaqur zoti Nizam. Sepse ne do të punojmë gjatë gjithë vitit, 24 orë çdo ditë, kurse kullat për vërejtje do të pajisen me kamera për vërejtje nate. Përveç se do të mund të shijojnë natyrën 24 orë, vizitorët do të mund të gëzohen dhe të ulen me një libër në dorë dhe do t’u gëzohen bibliotekave në të hapur. Njerëzit janë të kënaqur, sepse deri tani nuk kanë dëgjuar për një vend të tillë me kafshë të egra, në një mjedis të të tillë me rrugë të kalueshme si dhe rrugica më ekstreme në pyll. Tek ne ka për çdo një njeri ka diçka - në varësi nga fakti se çfarë përjetim do që të ndiejë. Ai mundet për shembull të bëjë fotografi në vendet të cilat i pëlqejnë, kurse po të dëshirojë ta shëtisë të gjithë parkun do të ketë nevojë për një ditë të vetme."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bazilika Episkopale e Filipopolit

Shtuan 7 destinacione të reja mes 100 Objekteve Turistike Kombëtare

Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..

botuar më 24-02-22 10.49.PD

Ekspozita retrospektive “Turizmi në Vitosha” tregon për lidhjen mes malit dhe njerëzve

Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..

botuar më 24-02-11 8.15.PD

Kupa Botërore e Skive në Bansko tërheq turistë nga e gjithë bota

Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..

botuar më 24-02-06 11.51.PD