Në mes të muajit më të ngrohtë të vitit – gishti, populli ynë nderon Nënën e Zotit. Dita e fjetjes së saj është nder festat më të nderuara nëpër tokat bullgare. 3 ditë përpara se të përfundojë rruga e saj tokësore, derisa është lutur, i është paraqitur Arkangjel Gavraili. Ai e ka njoftuar Shën Mërinë se do të duhet që shpirti i saj të transferohet në Mbretërinë Qiellore. Legjenda tregon që të gjithë apostujt e gjallë janë mbledhur rreth shtratit të vdekjes së Shën Mërisë, vetëm apostulli Toma është vonuar. Dhe pas tre ditëve ai ka kërkuar që të përkulet përpara trupit të saj dhe është saktësuar se në shpellën, ku ka qenë e vendosur, kanë mbetur vetëm rroba e saj e varrimit. Nëna e shenjtë është ringjallur, në ngjashmëri me birin e saj hyjnor.
Në ditën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari /15 gusht/ besimtarët shkojnë në kishë, që të luten përpara ikonës së Nënës së Zotit për shëndet, për shpëtim dhe që t’i përurojë me trashëgimtarë dhe shumë dashuri. Në qytezat ku ka kishë ose manastir, i cili mban emrin e Shën Mërisë zhvillohen tubime të përgjithshme të të gjithë fshatit. Përgatitet dhe kurban, i cili u shpërndahet njerëzve, të cilët janë mbledhur në oborrin e kishës.
Më shumë se 100 kisha janë në Bullgari të cilat mbajnë emrin e “Hyjlindëses Mari”.Mes tyre është dhe kisha në fshatin rodopës Shiroka Llëka.
“Ky vend i shkëlqyer kishtar është vepër e një fshati të tërë, i cili është ndërtuar për 38 ditë e net nën drejtimin e Todor Pallamarçovit për nder, lavdi dhe pavdekshmëri të fshatit dhe të popullit”- tregon një mbishkrim i vendosur në anën e majtë të hyrjes kishtare.
“Autoritetet vendase turke/në këtë periudhë Bullgaria ishte nën sundimin osman /kanë krijuar probleme gjatë ndërtimit të kësaj kishe dhe legjenda popullore