Ishulli i vetëm i banueshëm në pjesën bullgare të Detit të Zi - Shën Anastasia afër qytetit Burgas po përgatitet për festën e vet më15 gusht - Fjetja e Hyjlindëses Mari. Festa do të fillojë me pritjen tradicionale në ishull dhe muzikë autentike. Në orën 11 do të sigurohet një prani e kontrolluar deri tek fari i ishullit, që ku hapet një pamje e papërsëritshme nga qyteti Burgas dhe gjiri. Do të luhet dhe vallja tradicionale e ishullit me ansamblin “Stranxha”. Në orën 17:30 vizituesit më të vegjël do të mund të përfshihen në një aventurë me “Laboratorin e Çuditshëm” dhe eksperimente me ajër, zjarr, erë dhe ujë. Dita festive do të përfundojë me spektaklin koncert “West Side Story - dashuria e Maries dhe Tonit” me pjesëmarrjen e yllit të estradës bullgare Orlin Goranov.
Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një..
Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..
Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..
Të dhënat për inflacionin në vend, të cilat jepen nga Instituti Kombëtar i Statistikave, nuk janë të manipuluara, sepse kontrollohen çdo muaj nga..
Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të..
Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri..