Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Koçev: Zanatet do të ekzistojnë deri sa të ketë njerëz të cilët u përkushtohen atyre

7
Foto: namaistora.com

Çdo një punë e do mjeshtrin e vet - thotë populli bullgar. Kjo fjalë e urtë ka kaluar përmes sprovës së kohës dhe është e vlefshme dhe në botën e sotme. Të mund të marrësh njohje se je mjeshtër në fushën e vet profesionale është çështje prestigji dhe nderi. Zakonisht si mjeshtër konsiderohen njerëzit, të cilët ushtrojnë punën e dorës. Mes tyre janë mjeshtrit-kuzhinierë, mjeshtrit-ndërtues, mjeshtrit-zanatçinj e kështu me radhë.

Vetëm përpara 1 shekulli, që të mund të përfshihesh në rrethin e mjeshtërve  është nevojitur të kalosh një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Zanatçinjtë e ardhshëm kanë filluar punë në atelienë e mjeshtrit si çirakë. Aty është dashur të kalojnë 7 vjetët e detyrueshëm që të ngjitet në një shkallë më të lartë në hierarki. Përpara se të kthehet kallfa në mjeshtër, po kështu kanë kaluar shumë vjet në pritje të miratimit nga mjeshtrit e vjetër. Dinamika e jetës sot prej kohe e ka nxjerrë nga përdorimi këtë rregull. Në qoftë se suksesi në ndonjë fushë të veçantë vjen herët, atëherë njeriut i mbetet kohë të kërkojë dhe ndonjë fushë të re, ku të tregojë talentin e vet.

Një shembull tipik i një njeriu i cili nuk ka pushuar të zhvillohet në profesionin e tij afro 40 vjet është mjeshtri Mihaill Koçev. Historia e tij jetike është një shembull për këtë sesi njeriu me një karakter të fortë dhe talent, mundet të kalojë kufirin dhe të mësojë një zanat të ri, “i armatosur” me njohuri nga interneti.

Rruga drejt zanateve artistike për Mihaill Koçevin fillon akoma në vitet e rinisë, kur vjen për të mësuar në Teknikumin e përpunimit të drurit dhe të arkitekturës së brendshme në Sofje. Aty ndodhet në klasën e “punuesve të drurit”, e cila në atë kohë hapej njëherë në katër vjet. Më vonë kureshtja e çon drejt përpunimit të bizhuterive fine prej metali me zbukurim prej gurëve të çmuar. Pas bizhuterive, Koçevi fillon të punojë  thika për dhuratë dhe kjo në bazë të një teknologjie të vështirë dhe të vjetër, pothuajse të panjohur në Bullgari. Ja se çfarë thotë ai për kënaqësinë e tij të punojë thikë prej çeliku dhe damask përpara Radio Bullgarisë:

“Ndihem si një fatlum i madh, sepse jam mes njerëzve, të cilët gjatë gjithë jetës punojnë hobin e vet, gjëra të cilat më zbavitin dhe më sjellin një kënaqësi të madhe. Për mua thikat, të cilat i punoj, janë objekt arti, pa pasur një aplikim praktik. Unë nuk bëj armë ose thikë për gjahtarët. Ornamentet të cilat i vendos janë të njëjtat  si tek bizhuteritë, vë dhe gurë me ngjyra si bruz, sedef, nganjëherë praroj metal mbi bishtat. Idetë vijnë nga puna me bizhuteritë dhe është një pjesë nga loja krijuese e një mjeshtri. Thikat prej çeliku dhe damasku  bëhen me dy lloje të ndryshme çeliku me cilësi të ndryshme dhe përmes saldimit të farkëtarit ato punohen bashkë, derisa të formohet një numër i caktuar shtresash - 100 dhe 300. Në këtë mënyrë çeliku bëhet shumë interesant në pamje, si një dërrasë prej çami, e cila është lëmuar ose ka damarë”.

Që të mund të arrijë deri në këtë mjeshtëri Mihaill Koçev ka kaluar një rrugë të gjatë. Kujtohet se gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar kur ka filluar të merret me bizhuteri, ka kërkuar të mësojë tek një mjeshtër i njohur. Ai i ka thënë se pas dy vjetëve do të jetë gati të praktikojë. Kovaçev nuk e ka pranuar këtë dhe ka filluar vetë në shtëpi të farkëtojë bizhuteri të veta prej argjendi. Ato janë miratuar nga një komision i specializuar për kohën e vet dhe kështu përsëri i ka dëshmuar vet vetes, se mund të ecë nëpër rrugët e pashkelura.

“Kam mësuar dhjetëra veta dhe në fushën e punimit të  bizhuterisë dhe në farkëtim, pikërisht sepse mua nuk ka pasur se kush të më tregojë asgjë. Në Bullgari vlerësohet lartë puna e zanatçinjve, por njerëzit nuk mund t’ia lejojnë vetes çmimin, të cilin është e mundur të paguajnë jashtë shtetit. Unë e di shumë mirë se cilat janë mundësitë financiare të njerëzve tek ne, prandaj shes me çmime të arsyeshme. Kam klientë të shumtë në Amerikë. Bota tanimë është e vogël. Kam shitur shumë nga sendet e mia në Spanjë, Australi, Azi, nëpër ishujt e ndryshëm dhe kudo. Kompromise në punën time nuk bëj dhe nuk pranoj të punoj me porosi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: mk-jewel.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD