Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Joan Pagëzori – burri më madhështor i lindur nga një grua e zakonshme

Foto: arkiv

Të krishterët në botë shpeshherë e quajnë Shën Joan Pagëzorin (Pararendësin) “burrin më madhështor të lindur nga një grua e zakonshme” (sepse Krishtin e ka lindur një virgjëreshë). Ai ka predikuar se bota tashmë e ka Shpëtimtarin e vet. Ata, të cilët i kanë besuar atij, Joani i ka pagëzuar në ujërat e lumit Jordan. Më vonë ai e ka pagëzuar dhe vetë Krishtin. Ia kanë prerë kokën me urdhër të Irodit.

Kisha Ortodokse Bullgare e nderon Shën Joanin pesë herë në vit. 29 gushti është dita e hidhërimit (si e Premtja e Madhe, kur vuajmë për Jisu Krishtin), sepse këtë ditë ia kanë prerë kokën e Shenjtorit. Besimet bullgare të lidhura me këtë ditë janë të shumta. Sipas njërit prej tyre ajo e ndërpret verën dhe pas kësaj moti ftohet. Nga ana tjetër besohet se qeniet mitike si dragonjtë dhe zanat, si dhe të gjithë zvarranikët shkojnë në vrimat e tyre në fund të botës dhe tashmë nuk janë të rrezikshme për njerëzit. Në këtë ditë nuk duhet të punohet, nuk duhet të hahen fruta dhe perime të kuqe dhe të pihet verë e kuqe (për shkak të gjakut të derdhur të shenjtorit).

Më shumë nga rubrika

Gratë e jashtëzakonshme në galerinë e imazheve të Katja Zografovës

Kur biem në dëshpërim dhe fillojmë të kërkojmë justifikime në fatin kombëtar, është mirë të kujtojmë imazhin e ndritur të ndonjë prej atyre heroinave që dhanë sakrificën e tyre në betejat nacionalçlirimtare, që luftuan për barazi në kohët e..

botuar më 22-07-16 12.15.MD

Një “mrekulli ishullore” për audiencën tonë doli të ishte i vetmi manastir mesjetar i mbijetuar në Bullgari në ishullin Shën Anastasia

Përgjigje të drejta, por jo shumë kategorike - ja si mund t'i përgjithësojmë rezultatet e kuizit tonë të fundit. Në faqet e dhjetë gjuhëve në të cilat Radio Bullgaria mban përmbajtje, ne ju pyetëm: " Ku është i vetmi manastir-ishull i ruajtur në..

botuar më 22-07-06 1.13.MD

Historia e panjohur e bullgarëve në Tavria

Jeta dhe fati i bullgarëve që janë shpërngulur në Tavria, të cilët numërojnë afro 40 000 njerëz, të vendosur në territorin e Ukrainës së sotme dhe në Gadishullin e Krimesë, rrallë janë objekt studimi, polemikash dhe diskutimi. Mungesa e..

botuar më 22-07-04 7.15.PD