Më shumë se 7 muaj në Plovdiv zhvillohet me sukses programi “Kryeqyteti Evropian i Kulturës – 2019”. Këtë të diel banorët e Plovdivit dhe vizituesit e qytetit festojnë përvjetorin e pestë të zgjedhjes së Plovdivit për qytet bullgar – kryeqytet të kulturës. Atmosfera festive ndihet në tokë, në ujë dhe në ajër. Në skenën muzikore afër lumit Marica do të kenë shfaqje këngëtarë të njohur bullgarë, si Mihaella Fileva dhe Grafa. Janë parashikuar dhe atraksione më të ndryshme sportive. Në ajër do të ketë akrobatikë ajrore me paragliderë dhe shëtitje me balonë. Në mbrëmje do të mbahet spektakli me piroteknikë dhe drita “Piktura e Zjarrtë, i cili do ta zbukurojë qiellin mbi Marica.
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..