Besojmë se krijimi i një mjedisi të afërt me atmosferën e shtëpisë ose me këtë të klubit për fëmijë, do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi pacientët e vegjël të spitaleve, thonë kolegët nga programi muzikor “Kasta Diva” i Radios Kombëtare Bullgare. Për këtë qëllim ata çdo muaj u dhurojnë libra pavijoneve të ndryshme për fëmijët në spitalet e Sofjes, ku në iniciativë pak nga pak përfshihen dhe gazetarë nga redaksitë e tjera në Radion Kombëtare Bullgare.
Kohët e fundit ideja e tyre fitoi një karakter ndërkombëtar. Gjatë kohës së festivalit veror të operës “Bartok Plus” në Miskolc, gazetarët muzikorë nga Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Holanda i dhuruan lodra pavijonit për fëmijë të spitalit komunal në qytetin hungarez. Çdonjëri kishte zgjedhur me kujdes lodra tipike për vendin e vet, të përshtatshme për fëmijët e moshave të ndryshme.
Vendosa të marrim pjesë, sepse kjo është një ide bamirëse - tha gazetari muzikor nga Kroacia Branimir Pofuk. Me rëndësi është të shprehësh dashuri dhe simpati, më në veçanti ndaj fëmijëve. Kurse fëmijët në spital janë mjaft të prekshëm dhe kanë nevojë prej një përkrahjeje, ata duan të marrin ndonjë shenjë se ka njerëz, të cilët nuk i njohin fare, por janë duke u menduar për ta. Ideja më pëlqeu dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë të përfshihemi në të. Bisedova me shokët e mi, të cilët punojnë në një librari për fëmijë, kurse ata menjëherë zgjodhën një lojë të përshtatshme, e cila tregon diçka karakteristike për Zagrebin dhe në të njëjtën kohë është e kuptueshme për fëmijët e vegjël. Ky është dhurimi ynë i vogël dhe simbolik, por i bërë me gjithë zemrën për fëmijët në Miskolc.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..
Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6..