Besojmë se krijimi i një mjedisi të afërt me atmosferën e shtëpisë ose me këtë të klubit për fëmijë, do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi pacientët e vegjël të spitaleve, thonë kolegët nga programi muzikor “Kasta Diva” i Radios Kombëtare Bullgare. Për këtë qëllim ata çdo muaj u dhurojnë libra pavijoneve të ndryshme për fëmijët në spitalet e Sofjes, ku në iniciativë pak nga pak përfshihen dhe gazetarë nga redaksitë e tjera në Radion Kombëtare Bullgare.
Kohët e fundit ideja e tyre fitoi një karakter ndërkombëtar. Gjatë kohës së festivalit veror të operës “Bartok Plus” në Miskolc, gazetarët muzikorë nga Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Holanda i dhuruan lodra pavijonit për fëmijë të spitalit komunal në qytetin hungarez. Çdonjëri kishte zgjedhur me kujdes lodra tipike për vendin e vet, të përshtatshme për fëmijët e moshave të ndryshme.
Vendosa të marrim pjesë, sepse kjo është një ide bamirëse - tha gazetari muzikor nga Kroacia Branimir Pofuk. Me rëndësi është të shprehësh dashuri dhe simpati, më në veçanti ndaj fëmijëve. Kurse fëmijët në spital janë mjaft të prekshëm dhe kanë nevojë prej një përkrahjeje, ata duan të marrin ndonjë shenjë se ka njerëz, të cilët nuk i njohin fare, por janë duke u menduar për ta. Ideja më pëlqeu dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë të përfshihemi në të. Bisedova me shokët e mi, të cilët punojnë në një librari për fëmijë, kurse ata menjëherë zgjodhën një lojë të përshtatshme, e cila tregon diçka karakteristike për Zagrebin dhe në të njëjtën kohë është e kuptueshme për fëmijët e vegjël. Ky është dhurimi ynë i vogël dhe simbolik, por i bërë me gjithë zemrën për fëmijët në Miskolc.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..
Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..
Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së..
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të..
Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje..