Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një njohje e madhe për pianistin e ri bullgar Emanuill Ivanov

Foto: concorsobusoni.it

Të fitosh vendin e parë në konkursin për piano “Buzoni” është sikur të fitosh US Open në tenis, shkroi në rrjetet sociale një gazetar ynë i njohur pasi u bë e qartë se, bullgari Emanuill Ivanov i cili është 20-vjeçar është fitues në konkursin ndërkombëtar për pianistë “Ferruccio Busoni”. Kjo është një nga garat më të njohura për piano nëpër botë. Zhvillohet në Bolzano – një qytet në Italinë Veriore, ku emërtimi gjerman i tij është Bozen. Themelet e konkursit i ka vënë pianisti i madh italian  Arturo Benedetti Michelangeli. Për shkak të kërkesave të larta të përcaktuara në rregullore, gjatë viteve çmimi i parë shumë herë nuk është dhënë. Ja përse fitorja e Emanuill Ivanovit zgjoi një valë kaq të madhe të komenteve të flakta akoma gjatë natës së 6 shtatorit. E përshëndetën jo vetëm qindra muzikantë bullgarë , por dhe pedagogët e tij në Konservatorin mbretëror në Birmingham – Paskal Nemirovski dhe Anthony Hewitt. Konkursi mundej të ndiqet në një kohë reale në internet dhe adhuruesit e muzikës klasike nëpër të gjithë botën dëgjuan interpretimin e shkëlqyer të bashkatdhetarit tonë në koncertin e dytë për piano dhe orkestër të Camille Saint-Saëns. Në rrethin final pianistët e rinj ekzekutuan bashkë me orkestrën  “Haydn” nën drejtimin e dirigjentit Arvo Volmer.Në edicionin e sivjetshëm të 62-të kandidatët për pjesëmarrje kanë qenë 420. Pas dëgjimeve paraprake, juria ka zgjedhur për garën finale 22 veta. Kurse deri në finalen e madhe arritën tri veta –bullgari Emanuill Ivanov, japonezja Shiori Kuvahara dhe gjeorgjiani Giorgji Gigashvili.

Emanuill Ivanov ka lindur në qytetin Pazarxhik, ku ka përfunduar gjimnazin e gjuhëve të huaja “Berthold Brecht”, kurse piano ka mësuar tek profesoresha Galina Daskallova. Disa vjet ka punuar nën drejtimin e profesorit Atanas Kurtev në Sofje. Është laureat i një sërë konkurseve ndërkombëtare, por pa dyshim çmimi i parë nga “Buzoni” është fitorja e tij më e madhe. Emri i tij renditet në “sallën e lavdisë” mes emrave të fituesve të tjetrë të konkursit, mes të cilëve është Martha Argerich, Garrick Ohlsson, Lilya Zilberstein, Boris Blloh, Michael Ponti, Arnaldo Cohen, Anna Kravtchenko e të tjerë. Laureatët bullgar në këtë konkurs  janë Ivan Drenikov, i cili ka fituar çmimin e tretë  gjatë vitit 1964, Bojidar Noev – çmimin e dytë gjatë vitit 1965 ( atëherë çmimi i parë nuk është dorëzuar), Bojan Vodeniçarov – çmimin e tretë gjatë vitit 1981 dhe Ralica Paçeva – me dekoratën e katërt gjatë vitit 1999.

Emanuill Ivanovin mund ta dëgjojmë në Sofje më 1 tetor, në koncertin e mbajtësve të dekoratës së madhe të konkursit “Virtuozët e rinj”. Ai ka ftesë  nga festivali “Piano Estravaganca” për një recital më 12 tetor në kryeqytetin bullgar.

Përpiloi:Allbena Bezovska

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Foto dhe video:concorsobusoni.it

Më shumë nga rubrika

Koncerti i parë i Filarmonisë Kineze në Sofje

Filarmonia Kineze (The China Philharmonic Orchestra ) zhvilloi koncertin e vet të parë në vendin tonë vetëm përpara ca ditëve (më 15 janar) në sallën e përmbushur “Bëllgaria”, nën drejtimin e dirigjent të vet kryesor Huang Yi. Orkestra e krijuar gjatë..

botuar më 20-01-18 10.05.PD
Ljudmill Angjellov

Vepra të hershme të Moszkowski dhe të Dvorzhakut në programin e Filarmonisë së Sofjes

Vetëm një ditë na ndan nga një ngjarje në të cilën njeriu shumë rrallë mund të marrë pjesë – interpretim të veprës së një kompozitori me famë botërore, e cila më shumë se 1 shekull ishte konsideruar si e humbur. Dhe kjo është bërë nga muzikantët..

botuar më 20-01-16 12.40.MD

Stanisllav Hvërçillkov: Jam shumë i lumtur nga interesi të cilin e tregon publiku ndaj meje dhe ndaj punës sime

Pasi 15 vjet nuk kishte zhvilluar koncerte në atdheun e vet, gjatë vitit 2019 Stanisllav Hvërçillkov i gëzoi adhuruesit e vet me dy programe të ndryshme, për të cilat do të mësoni nga intervista e tij për Radio Bullgarinë. Do të rikujtojmë se ai i..

botuar më 20-01-15 3.56.MD