Të fitosh vendin e parë në konkursin për piano “Buzoni” është sikur të fitosh US Open në tenis, shkroi në rrjetet sociale një gazetar ynë i njohur pasi u bë e qartë se, bullgari Emanuill Ivanov i cili është 20-vjeçar është fitues në konkursin ndërkombëtar për pianistë “Ferruccio Busoni”. Kjo është një nga garat më të njohura për piano nëpër botë. Zhvillohet në Bolzano – një qytet në Italinë Veriore, ku emërtimi gjerman i tij është Bozen. Themelet e konkursit i ka vënë pianisti i madh italian Arturo Benedetti Michelangeli. Për shkak të kërkesave të larta të përcaktuara në rregullore, gjatë viteve çmimi i parë shumë herë nuk është dhënë. Ja përse fitorja e Emanuill Ivanovit zgjoi një valë kaq të madhe të komenteve të flakta akoma gjatë natës së 6 shtatorit. E përshëndetën jo vetëm qindra muzikantë bullgarë , por dhe pedagogët e tij në Konservatorin mbretëror në Birmingham – Paskal Nemirovski dhe Anthony Hewitt. Konkursi mundej të ndiqet në një kohë reale në internet dhe adhuruesit e muzikës klasike nëpër të gjithë botën dëgjuan interpretimin e shkëlqyer të bashkatdhetarit tonë në koncertin e dytë për piano dhe orkestër të Camille Saint-Saëns. Në rrethin final pianistët e rinj ekzekutuan bashkë me orkestrën “Haydn” nën drejtimin e dirigjentit Arvo Volmer.Në edicionin e sivjetshëm të 62-të kandidatët për pjesëmarrje kanë qenë 420. Pas dëgjimeve paraprake, juria ka zgjedhur për garën finale 22 veta. Kurse deri në finalen e madhe arritën tri veta –bullgari Emanuill Ivanov, japonezja Shiori Kuvahara dhe gjeorgjiani Giorgji Gigashvili.
Emanuill Ivanov ka lindur në qytetin Pazarxhik, ku ka përfunduar gjimnazin e gjuhëve të huaja “Berthold Brecht”, kurse piano ka mësuar tek profesoresha Galina Daskallova. Disa vjet ka punuar nën drejtimin e profesorit Atanas Kurtev në Sofje. Është laureat i një sërë konkurseve ndërkombëtare, por pa dyshim çmimi i parë nga “Buzoni” është fitorja e tij më e madhe. Emri i tij renditet në “sallën e lavdisë” mes emrave të fituesve të tjetrë të konkursit, mes të cilëve është Martha Argerich, Garrick Ohlsson, Lilya Zilberstein, Boris Blloh, Michael Ponti, Arnaldo Cohen, Anna Kravtchenko e të tjerë. Laureatët bullgar në këtë konkurs janë Ivan Drenikov, i cili ka fituar çmimin e tretë gjatë vitit 1964, Bojidar Noev – çmimin e dytë gjatë vitit 1965 ( atëherë çmimi i parë nuk është dorëzuar), Bojan Vodeniçarov – çmimin e tretë gjatë vitit 1981 dhe Ralica Paçeva – me dekoratën e katërt gjatë vitit 1999.
Emanuill Ivanovin mund ta dëgjojmë në Sofje më 1 tetor, në koncertin e mbajtësve të dekoratës së madhe të konkursit “Virtuozët e rinj”. Ai ka ftesë nga festivali “Piano Estravaganca” për një recital më 12 tetor në kryeqytetin bullgar.
Përpiloi:Allbena Bezovska
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Grupi “Fandango” prezanton këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada..