Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një njohje e madhe për pianistin e ri bullgar Emanuill Ivanov

Foto: concorsobusoni.it

Të fitosh vendin e parë në konkursin për piano “Buzoni” është sikur të fitosh US Open në tenis, shkroi në rrjetet sociale një gazetar ynë i njohur pasi u bë e qartë se, bullgari Emanuill Ivanov i cili është 20-vjeçar është fitues në konkursin ndërkombëtar për pianistë “Ferruccio Busoni”. Kjo është një nga garat më të njohura për piano nëpër botë. Zhvillohet në Bolzano – një qytet në Italinë Veriore, ku emërtimi gjerman i tij është Bozen. Themelet e konkursit i ka vënë pianisti i madh italian  Arturo Benedetti Michelangeli. Për shkak të kërkesave të larta të përcaktuara në rregullore, gjatë viteve çmimi i parë shumë herë nuk është dhënë. Ja përse fitorja e Emanuill Ivanovit zgjoi një valë kaq të madhe të komenteve të flakta akoma gjatë natës së 6 shtatorit. E përshëndetën jo vetëm qindra muzikantë bullgarë , por dhe pedagogët e tij në Konservatorin mbretëror në Birmingham – Paskal Nemirovski dhe Anthony Hewitt. Konkursi mundej të ndiqet në një kohë reale në internet dhe adhuruesit e muzikës klasike nëpër të gjithë botën dëgjuan interpretimin e shkëlqyer të bashkatdhetarit tonë në koncertin e dytë për piano dhe orkestër të Camille Saint-Saëns. Në rrethin final pianistët e rinj ekzekutuan bashkë me orkestrën  “Haydn” nën drejtimin e dirigjentit Arvo Volmer.Në edicionin e sivjetshëm të 62-të kandidatët për pjesëmarrje kanë qenë 420. Pas dëgjimeve paraprake, juria ka zgjedhur për garën finale 22 veta. Kurse deri në finalen e madhe arritën tri veta –bullgari Emanuill Ivanov, japonezja Shiori Kuvahara dhe gjeorgjiani Giorgji Gigashvili.

Emanuill Ivanov ka lindur në qytetin Pazarxhik, ku ka përfunduar gjimnazin e gjuhëve të huaja “Berthold Brecht”, kurse piano ka mësuar tek profesoresha Galina Daskallova. Disa vjet ka punuar nën drejtimin e profesorit Atanas Kurtev në Sofje. Është laureat i një sërë konkurseve ndërkombëtare, por pa dyshim çmimi i parë nga “Buzoni” është fitorja e tij më e madhe. Emri i tij renditet në “sallën e lavdisë” mes emrave të fituesve të tjetrë të konkursit, mes të cilëve është Martha Argerich, Garrick Ohlsson, Lilya Zilberstein, Boris Blloh, Michael Ponti, Arnaldo Cohen, Anna Kravtchenko e të tjerë. Laureatët bullgar në këtë konkurs  janë Ivan Drenikov, i cili ka fituar çmimin e tretë  gjatë vitit 1964, Bojidar Noev – çmimin e dytë gjatë vitit 1965 ( atëherë çmimi i parë nuk është dorëzuar), Bojan Vodeniçarov – çmimin e tretë gjatë vitit 1981 dhe Ralica Paçeva – me dekoratën e katërt gjatë vitit 1999.

Emanuill Ivanovin mund ta dëgjojmë në Sofje më 1 tetor, në koncertin e mbajtësve të dekoratës së madhe të konkursit “Virtuozët e rinj”. Ai ka ftesë  nga festivali “Piano Estravaganca” për një recital më 12 tetor në kryeqytetin bullgar.

Përpiloi:Allbena Bezovska

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Foto dhe video:concorsobusoni.it


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD