Qeveria i dha mandat ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova për negociata me kompaninë “Contur Global” për ndërprerjen e marrëveshjes për blerjen e korrentit nga ana e shtetit. Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike nga shteti me çmime të llogaritura pa respektuar parimet e tregut të lirë është lidhur në vitin 2001 ndërmjet “Kompanisë Elektrike Kombëtare” dhe “Contur Global Maritsa Iztok 3”.
Motivi për ndryshimin e kërkuar është vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e çështjes gjyqësore kundër Bullgarisë për shkeljen e ambientit të konkurrencës. Sipas rregullave të BE-së marrëveshja në fjalë në fakt është ndihmë nga ana e shtetit bullgar për një kompani private – një praktikë që nuk lejohet në BE. Ankesa ishte paraqitur në Bruksel nga organi shtetëror i mbikëqyrjes – Komisioni i Kontrollit të Energjisë dhe Ujit.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..