Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 shtatori është dita e Sofjes

Foto: pravoslavieto.com

Sot më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia dhe bijat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. Festa e krishterë është gjithashtu Dita e Kryeqytetit bullgar Sofje dhe në të si zakonisht do të organizohen shumë ngjarje kulturore. Programi parashikon mbledhje solemne të Këshillit Bashkiak për dorëzimin e titujve tradicional të nderit të kryeqytetit, ekspozita, koncerte në vende emblematike të Sofjes, paradë me maska etj.