Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një uzinë e re për 3.5 milionë euro hapi dyer në qytetin Petriç

Foto: BGNES

Një koncern zviceran-suedez për prodhim të produkteve, për furnizim me energji elektrike dhe automatizim industrial po vazhdon zhvillimin e biznesit të vet në Bullgari, duke hapur një uzinë të re në qytetin Petriç, në Bullgarinë Jugperëndimore. Ajo është e dyta e kësaj kompanie në qytet dhe pritet që të sigurojë 420 vende të reja pune deri në fund të vitit 2020. Kështu numri i përgjithshëm i nëpunësve të saj në qytetin Petriç do të jetë 720. Baza të veta kompania ka akoma në qytetet Rakovski, Sevlievo dhe Varna, si dhe një qendër zhvillimore në Sofje. Mysafirët zyrtarë në ceremoninë e hapjes atje ishin kryeministri Bojko Borisov, Ministri i financave Vlladisllav Goranov dhe kryetari i bashkisë i qytetit Petriç – Dimitër Brëçkov.

“Ky është një investim relativisht i madh për kompaninë me vlerë rreth 7 milionë leva shumë fillestare /para ndërtimit/. Veprimtaritë të cilat do të zhvillohen në uzinë janë të lidhura me saldim, montim paraprak dhe testime, theksoi një nga drejtorët ekzekutivë të kompanisë -Oliver Iltisberger dhe shtoi: Shkaku për zgjerimin tonë është se disponojmë me një ekip të shkëlqyer dhe të kualifikuar. Kjo na lejon që të organizojmë një furnizim në kohë të produkteve deri në të gjitha krahinat e Evropës dhe të sigurojmë cilësi jashtëzakonisht të lartë, të cilën klientët tanë e presin prej nesh. Shumë inkurajuese është që të shikojmë se kompania vazhdon të investojë në kapacitetin e vet për furnizimin e produkteve të sigurta dhe të qëndrueshme në Bullgari dhe në tregje të tjera.

Foto: Joan KolevGjetja e punonjësve të kualifikuar për prodhimet në uzinat e kompanisë tek ne nuk është një detyrë e lehtë, mendon Marcel van der Hoek, drejtori ekzekutiv për Bullgarinë.

“Në disa regjione është më e vështirë të punësojmë njerëz. Të tilla janë për shembull Sofja dhe Plovdivi, ku ka mjaft firma dhe investues në krahasim me qytetet Sevlievo dhe Petriç. I tërheqim njerëzit me një program shumë të mirë social dhe mundësi për zhvillim. Me dhomën e tregtisë gjermano-bullgare punojmë bashkë dhe mbi programin për arsim dual. Përveç kësaj organizojmë  trajnime për nëpunësit tanë dhe mundësi që ekipet e ndryshme të shkojnë për t’u kualifikuar suplementarisht në Gjermani, Zvicër dhe Itali.

Foto: new.abb.comNë një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë, zoti Hoek tha se klima e biznesit tek ne është e qëndrueshme dhe theksoi një pjesë nga përparësitë për investuesit të huaj potencialë në Bullgari:

Investimet tona të para i kemi bërë gjatë viteve 1994-96, por gjatë 10 vjetëve të fundit ndërtuam dhe 3 fabrika krejtësisht të reja. Ajo e cila na ndihmon, kuptohet se është stabiliteti i valutës dhe fakti se mund të punësojmë një staf të kualifikuar. Përveç kësaj tatimet po kështu janë mes më të ulëtat në kuadrin e Bashkimit Evropian. Nga pikëpamja jonë më të rëndësishëm janë njerëzit, sepse nivelet e tatimeve nuk janë një stimul i mjaftueshëm për investim. Për ne Bullgaria është shumë e rëndësishme, sepse që këtu eksportojmë produktin tonë për të gjithë Evropën dhe kemi arritur një reputacion shumë të mirë për shkak të cilësive dhje aftësive të punonjësve tanë.

Marcel van der Hoek, mbërrin në Bullgari për herë të parë gjatë vitit 2005, kur jeton tek ne në vazhdim të 6 vjetëve. Në 2018-ën përsëri vjen për të punuar këtu dhe mendon se ndryshimet  të cilat janë bërë në Bullgari janë në një drejtim pozitiv, kurse vendi ynë është më internacional. I ka bërë një përshtypje të madhe lëvizja nëpër rrugët në vendin tonë, “kurse shoferët këtu ndalojnë shumë më shpesh në vijat e këmbësorëve, madje sesa dhe në Gjermani”-tregon me buzëqeshje zoti Hoek.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD