Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po zhvillohet edicioni i 75 i ekspozitës më të madhe industriale në Bullgari

Foto: BTA

Në qytetin Plovidiv është duke u zhvilluar edicioni i 75 i Panairit Teknik Ndërkombëtar. Ngjarja, në të cilën marrin pjesë afro 600 firma nga 34 shtete, do të vazhdojë deri në 28 shtator. Në fakt kjo është ekspozita më e vjetër industriale në Bullgari, ndërsa disa e quajnë takimin më të rëndësishëm teknologjik në Ballkan. Sipas traditës në të tregohen arritjet e fundit të teknologjive, produktet dhe shërbimet në sferën e elektronikës dhe elektroteknikës, të energjetikës dhe ekologjisë, të teknologjive të informacionit, robotikës dhe automatizimit, inxhinierisë mekanike, ndërtimit, sektorit ujor, industrisë kimike, transportit, industrisë automobilistike. Sivjet ekspozitat e specializuara janë pesë – inxhinieria mekanike, teknika ndërtimore, automobilat, transporti, teknologjitë e informacionit dhe ato digjitale dhe energjetika dhe ekologjia. Ekspozuesit, të cilët gjatë 2019-ës prezantohen për herë të parë në panair janë 39 për qind, ndërsa vitin e kaluar ishin 35 për qind. Sipas organizatorëve kjo rritje flet jo vetëm për interes në rritje ndaj aktivitetit, por edhe për shfaqjen e segmenteve të të reja në industri. Për medaljet e arta të panairit, të cilat janë çmimet më të larta në industrinë bullgare, gjatë 2019-ës konkurrojnë 35 pajisje të reja. Vitin e kaluar partner i panairit ishte India, ndërsa sivjet është Federata Ruse. Një prej sensacioneve të panairit vjen pikërisht nga Rusia – një makinë që pikturon. Sipas shpikësve të saj nga Universiteti Elektroteknik i Shën Petersburgut veprat e saj nuk dallohen shumë nga ato të pikturuara nga njerëzit. Tani për tani pikturat janë vetëm me ngjyrë gri, por tashmë është krijuar një mënyrë për t’u përdorur të gjitha ngjyrat. Me ndihmën e intelektit artificial do të mund të pikturohen imazhe unikale, siç janë veprat klasike të artit. Më 24 shtator nga ora 19.00 deri në orën 19.20 për herë të parë në këtë ekspozitë do të vendoset kontakt me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar.

Edicioni i 75 i Panairit Teknik Ndërkombëtar në qytetin Plovdiv zhvillohet në një vit shumë të suksesshëm për Bullgarinë. Siç theksoi gjatë hapjes së aktivitetit Kryeministri Bojko Borisov, gjatë 2019-ës të gjitha agjencitë botërore të normimit të kreditit janë duke e rritur rejtingun e kreditit të Bullgarisë dhe ajo po ecën bindshëm në rrugën e aderimit në mekanizmin valutor ERM 2, që quhet gjithashtu “salla e pritjes në eurozonë”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vera nga Brestovica në kontekstin e tregtisë bullgare dhe botërore në sektor

Sipas të dhënave të fundit, kërkesa për verë po rritet me ritme të përshpejtuara në tregjet botërore. Si arsye përmendet preferenca e klientëve për pijet e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndërsa në sektorin e verërave, vërehet gjithashtu një trend i ri – për..

botuar më 24-03-06 7.15.PD
Veselin Mitov

Mbyllja e termocentraleve do të lërë pa punë 120 000 persona

120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët..

botuar më 24-03-05 10.34.PD

Borxhi i shtetit në vitin 2023 u rrit me 2 miliardë euro

Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor..

botuar më 24-03-04 12.50.MD