Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpunësit e BNR-së protestuan kundër dorëheqjes së kërkuar të drejtorit të medias

Foto: BNR

Nëpunësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) protestuan para ndërtesës së medias duke shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të vendimit të Këshillit për Mediat Elektronike për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit Svetosllav Kostov. Protestuesit bënë thirrje për një afat prej 100 ditësh, pas të cilit Drejtori Kostov do të tregojë rezultatet e para të punës së vet në këtë post.

Dorëheqja e Svetosllav Kostovit, i cili ishte zgjedhur për drejtor të radios më 28 korrik sivjet, ishte kërkuar për shkak të ndërprerjes së transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare – “Horizont” më 13 shtator për 5 orë. BNR-ja është objekt strategjik kombëtar dhe në raste krizash e ka detyrën ta informojë popullsinë. Për këtë arsye ndërprerja e transmetimit është e papranueshme.

Siç “Radio Bullgaria” tashmë informoi, më 26 shtator në lidhje me këtë kazus Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur në Bullgari organizoi një protestë tjetër në përkrahje të lirisë së fjalës dhe shprehjes me kërkesë për zhvillimin  e një hetimi ndërkombëtar të rrethanave të lidhura me punën e radios më 13 shtatorin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD