Deri në fund të vitit ose më vonë në fillim të vitit të ardhshëm, Agjencia Rregullatore e Energjisë Bërthamore duhet të licencojë projektin për ndërtimin e centralit të dytë bërthamor në Bullgari“Belene”, duke pasur parasysh ndryshimet legjislative dhe kërkesat e Komisionit Evropian.
Këtë e shpalli Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova në ceremoninë, në të cilën ishte dhënë licenca për zgjatjen e jetës së bllokut të 6-të të centralit bërthamor “Kozlloduj” për akoma 10 vjet, pasi gjatë nëntorit të vitit 2018 dhe blloku tjetër i centralit, i cili po punon – blloku i 5-të, morri të njëjtën licencë. Në ceremoni morri pjesë dhe drejtori i kompanisë ruse “Rosatom” për Evropën Qendrore Sergjej Margelov, i cili deklaroi se, kompania e tij ndjek me interes procedurën në formë konkursi për zgjedhjen e investuesit strategjik për centralin atomik elektrik “Belene” pasi kompania e tij u bë njëri nga aplikantët dhe do të konkurrohet me 11 kandidatë të tjerë.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..