Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sportistja bullgare Ivet Llallova në finale në 200 metra në Kampionatin Botëror në Doha

Ivet Llallova (në të majtë)
Foto: BGNES

Sportistja bullgare e atletikës së lehtë Ivet Llallova u klasifikua në finalen e 200 metrave në Kampionatin Botëror në Doha. Fillimi i garës do të jetë sot në orën 22,35 (sipas orës lokale në Bullgari). Në gjysmëfinale bullgarja 35-vjeçare arriti kohë 22,58 sekonda. Kjo është pjesëmarrja e saj e shtatë në në kampionatin e planetit. Gjatë këtij sezoni vrapuesja regjistroi arritjen e vet më të mirë në 200 metra në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin bullgar Pravec - 22,45 sekonda. Me të ajo fitoi titullin e gadishullit dhe u rendit në vendin e 13-të në ranglistë.


Më shumë nga rubrika

Sonja Radeva dhe historitë e saj me patinazh në akull

Sonja Radeva bën zgjedhjen e vet jetike kur është 4 vjeçe, kur shkon në sheshin e patinazhit me nënën dhe me motrën e saj dhe vesh për herë të parë patinat e dimrit. Kuptohet se atëherë ajo nuk e kupton këtë. Me kalimin e kohës vijnë dhe pasioni dhe..

botuar më 20-10-22 1.16.MD
Hristo Stoiçkov

Bullgari Hristo Stoiçkov me nominim për skuadrën ideale për ta gjitha kohërat

Futbollisti bullgar Hristo Stoiçkov bashkë me 9 futbollistë të tjerë u nominua për sulmuesin më të mirë të majtë në historinë e futbollit. Nominimi është në kuadrin e iniciativës së botimit francez France Footboll për caktimin e skuadrës ideale për..

botuar më 20-10-20 11.35.PD
Aleksandër Georgiev

Hokeisti bullgar Aleksandër Georgiev nënshkroi kontratë me New York Rangers

Aleksandër Georgiev nënshkroi një kontratë të re me skuadrën e Ligës Kombëtare të Hokejit New York Rangers, bëri të ditur Associated Press, cituar nga BTA. Kështu ai bëhet bullgari i vetëm deri tani në historinë e Ligës Kombëtare të Hokejit...

botuar më 20-10-16 10.28.PD