Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sportistja bullgare Ivet Llallova në finale në 200 metra në Kampionatin Botëror në Doha

Ivet Llallova (në të majtë)
Foto: BGNES

Sportistja bullgare e atletikës së lehtë Ivet Llallova u klasifikua në finalen e 200 metrave në Kampionatin Botëror në Doha. Fillimi i garës do të jetë sot në orën 22,35 (sipas orës lokale në Bullgari). Në gjysmëfinale bullgarja 35-vjeçare arriti kohë 22,58 sekonda. Kjo është pjesëmarrja e saj e shtatë në në kampionatin e planetit. Gjatë këtij sezoni vrapuesja regjistroi arritjen e vet më të mirë në 200 metra në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin bullgar Pravec - 22,45 sekonda. Me të ajo fitoi titullin e gadishullit dhe u rendit në vendin e 13-të në ranglistë.