Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja bullgare është për vizitë në Kazakistan

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Zhvillimi i bashkësisë bullgare në Kazakistan ishte tema e bisedimeve mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Kemelyevich Tokayev. Në vend bashkëjetojnë rreth 140 kombësi dhe etnose të ndryshme, ndërsa bashkësia bullgare është një nga më të vjetrat me statutin e pakicës bullgare. Bullgarët kanë pesë qendra kulturore. Theksi i bisedimeve ishte prania e bullgarëve në Parlamentin vendas dhe mësimi i gjuhës bullgare. Sofja është e gatshme të dërgojë një mësues profesional të gjuhës dhe letërsisë bullgare, ndërsa nga viti tjetër – të fillojë punë shkolla e së dielës në kryeqytetin Nursultan. Ka mundësi edhe për arsimimin e studentëve nga Kazakistani me origjinë bullgare. Nënpresidentja Ilijana Jotova është për vizitë dyditore në Kazakistan me ftesë të bashkësisë bullgare atje.

Më shumë nga rubrika

Rritja e rasteve të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit

1635 janë rastet e reja të koronavirusit në vend me 14 948 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 10.9 për qind e mostrave janë pozitive. 46 159 u regjistruan si të sëmurë aktivisht. 6158..

botuar më 21-05-06 9.52.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 424

Viti shkollor do të përfundojë me praninë fizike në shkollë të të gjithë nxënësve Viti shkollor do të përfundojë me praninë fizike të të gjithë nxënësve pas diplomimit të maturantëve. Provimet e vlerësimit të jashtëm dhe të maturës do të..

botuar më 21-05-05 8.03.MD

Deputetët hodhën poshtë subvencionimin nga 1 levë për votë të vlefshme

Pas debateve 5-orëshe shumica në Kuvendin Popullor hodhi poshtë propozimin e partisë “Ka një popull të tillë” që subvencionimi vjetor partiak të zvogëlohet nga 8 leva në 1 levë (nga 4 në 0.5 euro) për votë të vlefshme në zgjedhjet e fundit. Lideri..

botuar më 21-05-05 7.14.MD
/de/tourism/listight">