Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja bullgare është për vizitë në Kazakistan

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Zhvillimi i bashkësisë bullgare në Kazakistan ishte tema e bisedimeve mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Kemelyevich Tokayev. Në vend bashkëjetojnë rreth 140 kombësi dhe etnose të ndryshme, ndërsa bashkësia bullgare është një nga më të vjetrat me statutin e pakicës bullgare. Bullgarët kanë pesë qendra kulturore. Theksi i bisedimeve ishte prania e bullgarëve në Parlamentin vendas dhe mësimi i gjuhës bullgare. Sofja është e gatshme të dërgojë një mësues profesional të gjuhës dhe letërsisë bullgare, ndërsa nga viti tjetër – të fillojë punë shkolla e së dielës në kryeqytetin Nursultan. Ka mundësi edhe për arsimimin e studentëve nga Kazakistani me origjinë bullgare. Nënpresidentja Ilijana Jotova është për vizitë dyditore në Kazakistan me ftesë të bashkësisë bullgare atje.

Më shumë nga rubrika

65 vjet më parë Bullgaria u bashkua me UNESCO

Presidenti Rumen Radev mbajti një video konferencë me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s Audrey Azule. Rasti është 65 vjetori i pranimit të Bullgarisë në organizatën ndërkombëtare. Kreu i shtetit vuri në dukje se bashkimi i vërtetë evropian u..

botuar më 21-05-17 5.44.MD
Stojço Kacarov

Bashkohemi në kontratat e KE me Pfizer për 2 vjet

Qeveria ka vendosur të bashkohet me marrëveshjen që Komisioni Evropian arriti për vaksinat Pfizer për vitet 2022 dhe 2023. Kështu, vaksinat do të sigurohen për dy vitet e ardhshme, nëse është e nevojshme. Kjo u njoftua në një konferencë nga..

botuar më 21-05-17 5.18.MD
Georgi Todorov

Sistemi bullgar i certifikimit për Covid-19 është i integruar me atë evropian

Më 14 maj përfundoi integrimi i sistemit bullgar të certifikatës digjitale që vërteton imunizimin kundër Covid-19, një test negativ ose prania e antitrupave pas një infeksioni koronavirus me sistemet e vendeve të tjera evropiane. Kjo u njoftua nga..

botuar më 21-05-17 4.07.MD