Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja bullgare është për vizitë në Kazakistan

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Zhvillimi i bashkësisë bullgare në Kazakistan ishte tema e bisedimeve mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Kemelyevich Tokayev. Në vend bashkëjetojnë rreth 140 kombësi dhe etnose të ndryshme, ndërsa bashkësia bullgare është një nga më të vjetrat me statutin e pakicës bullgare. Bullgarët kanë pesë qendra kulturore. Theksi i bisedimeve ishte prania e bullgarëve në Parlamentin vendas dhe mësimi i gjuhës bullgare. Sofja është e gatshme të dërgojë një mësues profesional të gjuhës dhe letërsisë bullgare, ndërsa nga viti tjetër – të fillojë punë shkolla e së dielës në kryeqytetin Nursultan. Ka mundësi edhe për arsimimin e studentëve nga Kazakistani me origjinë bullgare. Nënpresidentja Ilijana Jotova është për vizitë dyditore në Kazakistan me ftesë të bashkësisë bullgare atje.

Më shumë nga rubrika

Maja Manollova në plazhin

Aktivistë të GERB protestuan në plazhin “Alepu”

Me thirrjen “Maja jashtë!” përkrahës dhe përfaqësues të strukturave të partisë GERB në Primorsko dhe Burgas, duke përfshirë kryetarin e Bashkisë së Burgasit Dimitër Nikollov, u mblodhën pranë ndërtimit të diskutueshëm të një muri mbajtës në..

botuar më 21-05-04 4.01.MD

U arrestuan 25 migrantë të paligjshëm nga Afganistani

Njëzet e pesë migrantë nga Afganistani u arrestuan në autostradën Trakia afër Vakarelit në afërsi të Sofjes. Ata ndoshta u braktisën nga trafikantët. Refugjatët u panë të shëtisin në autostradë rreth orës 9 të mëngjesit dhe u dërguan në polici...

botuar më 21-05-04 3.36.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Bullgaria doli nga vala e tretë e Covid-19

Bullgaria doli nga vala e tretë e koronavirusit. Kjo u njoftua nga Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov, duke iu referuar një studimi i Institutit “Robert Koch”. Ai vuri në dukje se ky rezultat i mirë në vendin tonë u arrit me masa shumë më..

botuar më 21-05-04 1.22.MD
/de/tourism/listight">