Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllata Mëglenska – mbrojtëse e bullgarëve jashtë kufirit

Mes galaktikës së shenjtorëve bullgarë, të cilët e mbrojnë dhe e përkrahin atdheun tonë renditet dhe martirja e shenjtë Zllata Mëglenska – përkrahëse dhe mbrojtëse e fisit bullgar jashtë kufirit. Sipas jetëshkrimit të saj, ajo ka jetuar gjatë shekullit të 18, në një familje të vobektë bullgare, në fshatin Sllatino, eparkia e Mëglenit gjatë kohës së sundimit osman. E përshkruajnë si jashtëzakonisht të bukur dhe një vajzë të devotshme me një zemër të pastër dhe një shpirt të përulur dhe të butë. Bukuria e saj nuk ka mbetur pa u vënë re mes sundimtarëve dhe njëherë duke mbledhur dru në pyll, një turk i ri e ka rrëmbyer, që ta detyrojë t'i bëhet grua. Vajza është munduar me çdo kusht t'i kundërvihet dhe kur ai është munduar ta detyrojë të heqë dorë nga  besimi i krishterë, ajo me vendosmëri ka refuzuar ta pranojë:

- Unë besoj dhe përkulem vetëm përpara Zotit Krisht. Prej Tij nuk do të heq dorë edhe sikur të më ndajnë në mijëra copë. Përveç kësaj unë kam dhënë një zotim për virgjëri, të cilin po kështu nuk do ta tradhtoj për asgjë në botë!

Atëherë turqit kanë vendosur ta detyrojnë, përmes të afërmve të saj, duke kërcënuar se do t'i nënshtrojnë torturave nga më të tmerrshmet. Të frikësuar, prindërit dhe motrat e saj kanë filluar ta bindin Zllatën t'i nënshtrohet dhe gjoja sa për të thënë të pranojë besimin mysliman:

- O vajza jonë e dashur – e kanë lutur prindërit e saj – ki mëshirë për ne dhe për motrat e tua. Ne që të gjithë do të vdesim, në qoftë se nuk pranon propozimin e turqve. Zoti është i mëshirshëm. Ai do ta falë këtë mëkat, të kryer me dhunë.

Për një çast dashuria ndaj prindërve dhe ndaj motrave të saj e ka përmbushur shpirtin e saj me luhatje. Por, dashuria ndaj fesë ka qenë më e fortë:

- Në qoftë se, dhe ju prindërit e mi dhe ju motrat e mia, më detyroni të heq dorë nga Zoti Jezu Krisht, duhet të dini se – ju nuk jeni më prindërit e mi, kurse ju nuk jeni motrat e mia! Babai im mbetet vetëm Zoti Jezu Krisht, kurse nëna ime – Nëna e Tij e pastër dhe e kulluar, kurse vëllezër dhe motra – martirët dhe martiret!

Pasi e kanë kuptuar se nuk mund ta bindin, turqit e kanë torturuar tmerrësisht. E ndihmuar gjatë vuajtjeve të veta nga forca e besimit tek Krishti ajo i ka duruar me stoicizëm vuajtjet dhe torturat. Më 18 tetor 1795 Zllata Mëglenska ia ka dorëzuar Zotit shpirtin e saj.

Në ditët tona, kujtimi i shenjtores nderohet si nga Kisha Ortodokse Bullgare, kështu dhe nga kisha greke, me qenë se vendi i saj i lindjes gjendet në territorin e Greqisë së sotme, ku është e njohur si Agija Hrisi. Ikonat me pamjen e saj takohen në pothuajse të gjitha kishat bullgare, kurse në kishën “Shën Petka” /Shën e Premtja/ në fshatin grek Borisllavci /Periklija/ të pikturuar gjatë vitit 1862, deri përpara pak kohe ka ekzistuar një freskë me pamjen e martires bullgare me një mbishkrim të ruajtur në gjuhën bullgare “Shën Zllata Meglenskaja”. Por ky mbishkrim tanimë është zëvendësuar me një tekst tjetër në gjuhën greke. Në të gjitha pamjet e saj, Shën Zllata Mëglenska mban një veshje popullore bullgare.

Që nga viti 2009 e këtej, në bazë të idesë së historianit bullgar profesor Pllamen Pavllov, Shën Zllata Mëglenska është zgjedhur për përkrahëse të bullgarëve jashtë shtetit. Në emër të saj është themeluar dhe çmimi vjetor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit “Bullgarja e vitit”. Ai u jepet bashkatdhetareve tona të cilat kanë kontribuar për ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes dhe të identitetit kulturor të bashkësive bullgare nëpër botë.

Sot festojnë ditën e emrit: Zllatka, Zllatina, Zllatko, Zllatan, Zllatomir, Lluka dhe Llukan.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD