Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa të forcuara të sigurisë në Sofje për shkak të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Foto: BGNES

Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke zgjedhur sot kryeprokurorin e Bullgarisë. Dëgjimi i kandidatit të vetëm për postin – zëvendës kryeprokurorin e tanishëm Ivan Geshev, filloi me masa të forcuara të sigurisë pa precedent deri tani rreth godinës së Këshillit në qendër të Sofjes për shkak të demonstrimeve “pro” dhe “kundër”. Shkasi kryesor për pakënaqësinë e qytetarëve që janë “kundër” është fakti se Geshev është i vetmi kandidat. Slogani kryesor i demonstruesve në përkrahje të Geshevit është “Geshev – Kryeprokurori i denjë”.