Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa të forcuara të sigurisë në Sofje për shkak të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Foto: BGNES

Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke zgjedhur sot kryeprokurorin e Bullgarisë. Dëgjimi i kandidatit të vetëm për postin – zëvendës kryeprokurorin e tanishëm Ivan Geshev, filloi me masa të forcuara të sigurisë pa precedent deri tani rreth godinës së Këshillit në qendër të Sofjes për shkak të demonstrimeve “pro” dhe “kundër”. Shkasi kryesor për pakënaqësinë e qytetarëve që janë “kundër” është fakti se Geshev është i vetmi kandidat. Slogani kryesor i demonstruesve në përkrahje të Geshevit është “Geshev – Kryeprokurori i denjë”.

Më shumë nga rubrika

Ministri Stojço Kacarov

Organizim i ri i imunizimit kundër Covid-19

Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60 vjeç. Ju kujtoj se vaksinimi është falas. Kohëzgjatja e..

botuar më 21-05-17 1.59.MD
Nikollaj Denkov

Ministria e Arsimit shpalli katër prioritete

Ministri i përkohshëm i arsimit Nikollaj Denkov njoftoi si prioritet bazë të Ministrisë përfundimin me sukses të vitit shkollor, provimet e maturës shtetërore, vlerësimin e jashtëm kombëtar të nxënësve dhe pranimin e tyre në shkollat pas mbarimit..

botuar më 21-05-17 1.32.MD
Ministri i ri i përkohshëm i Punëve të Brendshme Bojko Rashkov

Shefat e shërbimeve të sigurisë janë me leje

Shteti aktualisht është pa udhëheqje të shërbimeve të sigurisë, paralajmëroi para televizionit bTV Ministri i përkohshëm i Punëve të Brendshme Bojko Rashkov. Rashkov shtoi para bTV-së: "A e dini se sa u sëmurën kur qeveria provizore e mori..

botuar më 21-05-17 11.33.PD