Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondi Evropian i Investimeve livron 5 mln euro për ndërmarrjet e vogla bullgare

Foto: arkiv

Fondi Evropian i Investimeve, pjesë e grupit të Bankës Evropiane të Investimeve, lidhi marrëveshjen e parë për sigurimin e mikrofianncimit në Bullgari në kuadrin e një programi të KE-së, bëri të ditur KE-ja. Pritet që marrëveshja t’i ndihmojë sipërmarrësit e vegjël bullgarë. Parashikohet që 320 shoqëri bullgare të marrin akses tek shuma prej 5 mln eurosh. Mjetet do t’u drejtohen kryesisht shoqërive të krijuara nga sipërmarrësit e vegjël, femrat, zanatçinjtë dhe bujqit e vegjël dhe do të mund të absorbohen nëpërmjet Bankës Bullgare për Zhvillim, agjencitë e punës, platformat e ndryshme për kreditim online. Shënohet se përmasa e huave të livruara mund arrijë 25 000 euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë dokumentare tregon për katolikët në Bullgari

Ekspozita dokumentare "Katolikët në Bullgari shekulli XVII-XXI" do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare "Shën Kirili dhe Metodi". Në ekspozitë do të prezantohen dokumente për trashëgiminë letrare të katolikëve bullgarë. Vizitorët do të mësojnë për..

botuar më 24-04-17 6.05.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira me reshje shiu, më intensive pasdite. Në pjesën perëndimore..

botuar më 24-04-16 7.35.MD
Kirill Vëtev

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij..

botuar më 24-04-16 6.19.MD