Kryeministri bullgar Bojko Borisov mori çmimin e posaçëm “Pishtari i Lirisë” të koalicionit kombëtar amerikan në përkrahje të hebraizmit euroaziatik. Borisovi është lideri i parë i huaj, i dekoruar me këtë çmim, që deri tani u është dhënë vetëm politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për merita të posaçme në luftimin e antisemitizmit.
Çmimi ishte dorëzuar nga kryetari i koalicionit Daniel Rubin në praninë e Ambasadores së re amerikane në Sofje Hero Mustafa dhe të atij të Izraelit Yoram Elron. Gjatë ceremonisë Bojko Borisov tha se ky është një çmim për të gjithë popullin bullgar, i cili kurrë nuk do të harrojë dhe do t’u tregojë fëmijëve të vet për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..
Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..