Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov mori çmimin amerikan “Pishtari i Lirisë”

Foto: BTA

Kryeministri bullgar Bojko Borisov mori çmimin e posaçëm “Pishtari i Lirisë” të koalicionit kombëtar amerikan në përkrahje të hebraizmit euroaziatik. Borisovi është lideri i parë i huaj, i dekoruar me këtë çmim, që deri tani u është dhënë vetëm politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për merita të posaçme në luftimin e antisemitizmit.

Çmimi ishte dorëzuar nga kryetari i koalicionit Daniel Rubin në praninë e Ambasadores së re amerikane në Sofje Hero Mustafa dhe të atij të Izraelit Yoram Elron. Gjatë ceremonisë Bojko Borisov tha se ky është një çmim për të gjithë popullin bullgar, i cili kurrë nuk do të harrojë dhe do t’u tregojë fëmijëve të vet për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 365

Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni..

rinovuar më 21-03-07 6.32.MD

Pro dhe kundër ndalimit të operacioneve të planifikuara

Që nga e hëna, 8 mars, Spitali i Urgjencës “Pirogov” në Sofje do të pezullojë pranimet e planifikuara dhe operacionet e planifikuara. Vizitat janë gjithashtu të ndaluara, njoftoi institucioni shëndetësor që ditën e premte. Ndalimi ka për qëllim..

botuar më 21-03-07 6.31.MD
Çepellare

Dronë ndriçojnë qiellin mbi qytetin Çepellare

Në mbrëmjen e 7 marsit, mbi vendpushimin dimëror Çepellare në Rodopet, një shfaqje me dronë do të ndriçojë qiellin, njoftoi shërbimi bashkiak i shtypit. Performanca audio-vizuale mbi qytet është me rastin e 143 vjetorit nga Çlirimi i..

botuar më 21-03-07 5.01.MD