Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Foto: BGNES

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në të shtunën e parë përpara Ditës së Shën Arkangjel-Mihailit që është më 8 nëntor. Ajo u kushtohet ushtarëve të vrarë, prandaj dhe në vende të veçanta e quajnë akoma “Përshpirtja e meshkujve”. Në këtë ditë  në kishat ortodokse shërbehet një përshpirtje e përgjithshme për të gjithë, të cilët i kemi humbur. Njerëzit i kalojnë me temjan varret dhe vendosin lule mbi to. Në të kaluarën gruaja më e moshuar e shtëpisë e ka kaluar varrin më verë të kuqe. Qiriri i ndezur mbi varrin e të vdekurve është simbol i besimit, kurse flaka kujton për pavdekshmërinë e shpirtrave.