Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Foto: BGNES

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në të shtunën e parë përpara Ditës së Shën Arkangjel-Mihailit që është më 8 nëntor. Ajo u kushtohet ushtarëve të vrarë, prandaj dhe në vende të veçanta e quajnë akoma “Përshpirtja e meshkujve”. Në këtë ditë  në kishat ortodokse shërbehet një përshpirtje e përgjithshme për të gjithë, të cilët i kemi humbur. Njerëzit i kalojnë me temjan varret dhe vendosin lule mbi to. Në të kaluarën gruaja më e moshuar e shtëpisë e ka kaluar varrin më verë të kuqe. Qiriri i ndezur mbi varrin e të vdekurve është simbol i besimit, kurse flaka kujton për pavdekshmërinë e shpirtrave.

Më shumë nga rubrika

Shën Petka në besime dhe legjenda

E Shenjta Paraskeva Epivatska , e cila ka jetuar në periudhën e shekujve të 10-11 tek ne, e quajmë Shën Petka Bullgare . Festa e saj në kalendarin kishtar është më 14 tetor. Atëherë është dhe festa popullore Petkovden . Sipas..

botuar më 20-10-14 5.05.PD

Shënojmë 1006 vjet nga vdekja e Mbretit Samuill

Më 6 tetor 2020 mbushen 1006 vjet nga vdekja e Mbretit bullgar Samuill, qëndrueshmëria dhe lufta kokëfortë e të cilit kundër perandorit Bizantin Vasilij i Dytë, nuk lejon rënien e Bullgarisë nën sundimin bizantin deri në fund të mbretërisë së tij...

botuar më 20-10-06 7.05.PD

Ulpia Oescus – histori për ngritjen dhe shkatërrimin

Dikur ai ka qenë një nga qytetet më të bukura e joshëse përgjatë Danubit. Sot mbeturinat e tij janë të shpërndara mbi një sipërfaqe të madhe në rrethinat e fshatit Gigen. Kolonat e mëdha me kapitel, konzolat e bukura fine dhe blloqet prej mermeri janë të..

botuar më 20-10-06 5.15.PD