Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Foto: BGNES

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në të shtunën e parë përpara Ditës së Shën Arkangjel-Mihailit që është më 8 nëntor. Ajo u kushtohet ushtarëve të vrarë, prandaj dhe në vende të veçanta e quajnë akoma “Përshpirtja e meshkujve”. Në këtë ditë  në kishat ortodokse shërbehet një përshpirtje e përgjithshme për të gjithë, të cilët i kemi humbur. Njerëzit i kalojnë me temjan varret dhe vendosin lule mbi to. Në të kaluarën gruaja më e moshuar e shtëpisë e ka kaluar varrin më verë të kuqe. Qiriri i ndezur mbi varrin e të vdekurve është simbol i besimit, kurse flaka kujton për pavdekshmërinë e shpirtrave.

Më shumë nga rubrika

Përvjetori i 102-të i Betejës së Dojranit do të shënohet në qytetin Pleven

Përvjetori i 102-të i fitores së arritur nga ushtria e vogël bullgare në rajonin e Dojranit gjatë Luftës së Parë Botërore, do të shënohet me solemnitet në qytetin Pleven. Beteja te Dojrani është një nga fitoret më të mëdha të ushtrisë bullgare..

botuar më 20-09-27 11.07.PD

E kaluara e manastirit Mëglizh është e mbështjellë në mister

Një nga manastiret tona më të bukura është i heshtur në thellësitë e Ballkanit, 2 kilometra në veri nga qyteti i rrethit Mëglizh. Shumë pak janë njerëzit që vijnë këtu larg qendrave tona turistike të përmbushura me njerëz, që të vetmohen dhe të marrin një..

botuar më 20-09-26 5.05.PD

80 vjet nga kthimi i Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë

Përvjetori i 80 i rikthimit të Dobruxhës Jugore dhe Nënshkrimit të Marrëveshjes së Krajovës shënohet solemnisht në Ditën e Dobriçit. Mysafirë zyrtarë në festë janë Presidenti Rumen Radev dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, transmetoi..

botuar më 20-09-25 6.56.MD