Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luksemburgu i premtoi Bullgarisë përkrahje për anëtarësimin e saj në Shengen

Foto: mfa.bg

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn deklaroi pasi u takua në Sofje me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva se Dukata e Madhe do të bëjë çmos që të bëhet Bullgaria anëtare e sistemit Shengen sa më shpejt. Sipas Ministrit Asselborn në qoftë se ky hap nuk bëhet në BE kjo do të thotë se ka diskriminim ndaj Bullgarisë. Ministrja Zaharieva komentoi se megjithëse tregtia dypalëshe nuk është e një niveli të lartë Luksemburgu është një prej investitorëve më të mëdhenj në Bullgari. Zaharieva vuri në dukje gjithashtu se sipas të dhënave jozyrtare në Luksemburg banojnë rreth 5 000 bullgarë, të cilët janë integruar shumë mirë dhe zënë pozita të larta, gjë që për mendimin e saj është një rrethanë e favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD