Projekti “Bullgaria 2030” – i dëshiruar dhe i diskutueshëm

Në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave shqyrtuan një projekt të Ministrisë së Financave për Programin Kombëtar për Zhvillim të Bullgarisë deri në vitin 2030. Dokumenti konsiderohet si shumë i rëndësishëm, sepse praktikisht duhet të caktojë drejtimet në politikat e zhvillimit në të gjithë sektorët e udhëheqjes shtetërore. I quajtur “Bullgaria 2030” ai formulon qëllimet strategjike, ndër të cilat transformimi teknologjik, zhvillimi demografik, pakësimi i pabarazisë, ulja e numrit të nxënësve të larguar nga shkolla – nga 12 në 7 për qind, pakësimi i popullsisë që jeton në risk varfërie dhe në izolim social – nga 38.8 për qind në 25 për qind.

Në përgjithësi organizatat e biznesit në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh i caktuan drejtimet e zhvillimit si të drejta, por bënë një sërë propozimesh. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare komentuan se sa i përket rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto dhe arritjes së balancave regjionale dhe të pabarazisë së të ardhurave qëllimet duhet të jenë realiste. Nga Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari deklaruan “përkrahje të fortë” dhe “vlerësim të lartë” për përpjekjet e qeverisë në përpunimin e një dokumenti strategjik për periudhën e ardhshme 10 vjeçare. Mirëpo, Konfederata kërkon që programi të jetë shumë i hollësishëm që “t’u përgjigjet dinamikave të marrëdhënieve shoqërore”. Ajo do të marrë pjesë në debatet e ardhshme në të gjitha nivelet, por do të përmbahet nga vlerësimet nëse i përkrah apo jo politikat konkrete, sepse në këtë etapë qëllimet e sakta në drejtimet e veçanta ekonomike nuk mund të parashikohen. Përkrahje për projektin qeveritar shprehu edhe Asociacioni i Kapitalit Industrial, por me kushtin se ai përmban disa qëllime që janë vështirë për t’u arritur. Në të njëjtën kohë disa prioritete mbeten në plan të dytë.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari programi duhet të finalizohet në mënyrë të tillë kështu qe ta caktojë zhvillimin e vendit, pavarësisht se kush do ta qeverisë. Sindikata tjetër e madhe – Konfederata e Punës “Podkrepa” deklaroi nga ana e vet se mungojnë masa për luftimin e ekonomisë së zezë dhe disa indikatorë të tjerë, si kushtet e punës dhe pagimi.

Qëllimet e parashikuara tani për tani për zhvillim janë vetëm hapi i parë drejt përpunimit të vizionit përfundimtar, i cili “të shfrytëzohet jo vetëm për ëndrra, por edhe për hapa realë përpara”, komentoi Ministria e Financave. Edhe qeveria, si disa prej partnerëve në Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, gjithashtu e shqyrton projektin e diskutuar “Bullgaria 2030” si “një dokument i gjallë”, i cili gjatë disa viteve në vijim do të pësojë ndryshime. Para se të miratohet përfundimisht deri në fund të 2020-ës strategjia përsëri do të debatohet në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Javën e kaluar Presidenti rus e akuzoi Bullgarinë se e vonon qëllimisht ndërtimin e “Rrymës Turke” nën presion të huaj.

Tension i ri mes Bullgarisë dhe Rusisë në lëmin e projekteve të gazit

Projektet bullgaro-ruse nuk zhvillohen mirë kohët e fundit, madje ka mundësi që ai i fundit prej tyre – “Rryma Turke”, i cili duhej të hynte në veprim vitin tjetër, të rrëzohet krejtësisht. Para tij, gjatë vitit 2014, dështoi projekti gjigant “Rryma..

botuar më 19-12-09 4.20.MD

Për të pasur biznes të suksesshëm, duhet të kesh një ekip të mirë dhe aftësinë ta dëgjosh atë

Dita, në të cilën nderojmë Shën Kollin Çudibërësin (6 dhjetor) është festa profesionale e bankierëve në Bullgari. Sipas legjendës shenjtori i lindur në Azinë e Vogël, ka jetuar si fajdexhi dhe ka ndihmuar të varfëritë, duke dhuruar fshehtazi..

botuar më 19-12-06 2.13.MD

Komisioni për Mbikëqyrje Financiare prezantoi për diskutim publik projektin e ri të sistemit “bonus-malus”

Sigurimi i detyrueshëm TPL i makinave në Bullgari mund të bëhet katër herë më i shtrenjtë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet mënyrës së re të llogaritjes së tij në kuadrin e sistemit “bonus-malus”. Këtë e parashikon projektligji i ri që ishte prezantuar për..

botuar më 19-11-29 3.48.MD