Për në Antarktidë u nis ekspedita e 28-të bullgare

Baza bullgare "Shën Klimenti i Ohrid" në Antarktidë
Foto: Instituti Antarktik Bullgar

Grupi i parë i ekspeditës së 28-të bullgare në krye me profesorin Hristo Pimpirev u nis për në Antarktidë. Grupi i parë përbëhet nga 11 veta – logjistikë, të cilët do të shkrijnë bazën. Do të ndërtohet dhe një laborator i ri. Presidenti Rumen Radev i dorëzoi ekspeditës një flamur të ri kombëtar i cili do të valëvitet mbi bazë. Antarktida përveç shkencës është edhe politikë e jashtme, tha profesori Pimpirev dhe ftoi politikanët bullgarë të vizitojnë bazën, e cila ka regjim special juridik ndërkombëtar.