Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polina Stojkova: Tregu i banesave në Bullgari qetësohet

Foto: BGNES

Në vitin 2019 tregu i banesave në Bullgari filloi të qetësohet pas disa viteve të nivelit të lartë të çmimeve. Ritmet e shtrenjtimit tashmë janë më të matura, ndërsa kërkimi dhe ofrimi filluan të balancohen, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Kompanisë së Pronës së Patundshme “Bëlberiën Propërtis” Polina Stojkova.

Rritja e çmimeve në qytetet më të mëdha është nja 5-6 për qind – saktësoi ajo. – Sipas të dhënave më të reja rritja e çmimeve në kryeqytet në vitin 2019 është minimale. Në qytetin e dytë për nga madhësia në Bullgari -  Plovdiv, rritja është 6 për qind. Edhe aty tregu po qetësohet në sfondin e rritjes nga 15-16 për qind të çmimeve në vitin 2018. Në kryeqytetin detar të Bullgarisë – Varnë, shtrenjtimi është 3-4 për qind. Kontrata me pronë të patundshme lidhen shumë, nga ku evidentohet edhe rritja e shitjeve në qytetet e mëdha. Mirëpo, në tersi shihet një treg i balancuar i pronës së paluajtshme që punon shumë mirë.

Çmimi mesatar në kryeqytet është afro 1090 euro për metër katror dhe ajo pothuajse nuk ka ndryshim nga viti i kaluar. Sipas zonjës Stojkova tregu nuk dëshiron të tejkalojë kufirin nga 1100 euro. E qartë është se pika e bilancit është rreth kësaj shume dhe nuk mendoj, se ajo do të ndryshohet edhe gjatë vitit 2020. Në se në Sofje do të shënohet ndonjë rritje, atëherë ajo nuk do të jetë më shumë se 1-2 për qind. Sipas bashkëbisedueses tendencat në tregun e pronës do të mbeten të favorshme duke marrë parasysh përqindjet e ulëta të kamatës së kredive të hipotekës dhe papunësinë e ulët në Bullgari. Me më shumë rëndësi është të ndjekim ritmet e papunësisë, jo përqindjet e interesit. Tani papunësia në vend është tepër e ulët, 3.7 për qind. Në se kjo përqindje do të rritet, kjo mund të dërgojë sinjale shqetësuese në tregun e pasurisë, shtoi zonja Stojkova.

Vallë, a arrijnë investitorët t’u përgjigjen kërkesave në vazhdim për prona më të vogla?

Kryesisht kërkohen banesa me dy dhe me tri dhoma. Pjesa e tyre në sfondin e kërkimit të përgjithshëm është pothuajse baras – 40 për qind për të dy. Në shumicën e godinave të porsandërtuara ka një bilanc i mirë midis apartamenteve me dy dhe me tri dhoma. Apartamentet me dy dhoma kërkohen më shumë. Përsa i përket sipërfaqes së banesës – blerësit kërkojnë më tepër ndarjen funksionale dhe formën e drejtë të dhomave, kështu që tërë hapësira të jetë shfrytëzuar mirë. Blerësit interesohen edhe për përqindjen e sipërfaqeve të përbashkëta, sepse sipërfaqja e përgjithshme e banesave formohet me përfshirjen e pjesëve të përbashkëta. Investitorët, ndërtuesit dhe projektuesit tashmë mësuan që shtëpitë duhet të kenë një përqindje optimale të sipërfaqeve të përbashkëta dhe nga brenda banesat të kenë një ndarje të mirë.

A kthehen blerësit e huaj të pronës pas tërheqjes së tyre në periudhën e krizës ekonomike?

Situata rreth Brexit-it nuk lejon britanikët të kthehen në tregun bullgar. Edhe te grupi tjetër i madh blerësish – rusët, situata nuk është e favorshme duke marrë parasysh zhvlerësimin e rublës. Tani për tani nuk ka shenje të qarta a do të kthehen ato dy grupe në tregun bullgar të pronës. Mirëpo, duhet të theksojmë, se ka kërkim të banesave nga të huaj nga shtete të ndryshme. Në shkallë të madhe kontratat në bregdet dhe në ski pushimoren Bansko lidhen me të huaj. Në sfondin e çmimeve në rritje në mbarë vendin, formohet një mikro treg interesat i pronës në vendpushimet detare Sllënçev Brjag, Nesebër, Ballçik, Kavarna, ku kërkimi u ul dhe tregu është në stanjacion. Në vitin 2019 çmimet aty shënuan një ulje dhe tani është tepër e leverdishme të blihet pronë aty, sepse çmimet janë shumë atraktive.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anna Mihneva-Natova

Bullgaria është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të biçikletave

Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..

botuar më 24-04-05 3.36.MD
Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD