Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti hesht për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev nuk ka thënë nëse dhe kur do të nënshkruajë dekretin për emërimin e Ivan Geshevit kryeprokuror të Bullgarisë. Të gjitha përgjigjet janë në Kushtetutë, tha Presidenti dhe premtoi se do ta zgjidhë kazusin brenda një afati të shkurtër. Nuk jam njeri i cili i zvarrit punët, shtoi Radev. Sa i përket zgjedhjes së diskutueshme të Kryeprokurorit Kryeministri Bojko Borisov komentoi se nuk ka hyrë në kurthin e opozitës për të propozuar kandidat të vet. E ndryshuam ligjin në mënyrë të tillë kështu qe prokurorët të zgjedhin prokurorin e tyre, ndërsa gjyqtarët të zgjedhin gjyqtarët.

Më shumë nga rubrika

Vaksinimi mbetet prapa në institucionet sociale

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, kërkoi informacion të besueshëm në lidhje me numrin e banorëve dhe punonjësve të vaksinuar në shtëpitë sociale për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të Covid-19 në këto institucione, njoftoi qendra e..

botuar më 21-06-14 6.29.MD

Fillon fushata “Vera Blu” në mbështetje të shëndetit mendor të fëmijëve

Që nga sot po fillon fushata kombëtare "Vera Blu" në 12 qytete me iniciativë të Avokates së Popullit Diana Kovaçeva. Qëllimi është të mbështetet shëndeti mendor i adoleshentëve në kontekstin e epidemisë së koronavirusit. Do të hapen dhoma pritjeje në të..

botuar më 21-06-14 4.57.MD
Valentin Terziev

Moti i keq ndaloi kërkimin e kutisë së zezë të avionit të rënë MiG-29

Për shkak të motit me shi dhe erë, ekipet ushtarake po ndërpresin përkohësisht kërkimin e kutisë së zezë të gjuajtësit MiG-29, që u rrëzua në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 9 qershor, majori Valentin Terziev u vra ndërsa po kryente një..

botuar më 21-06-14 4.38.MD