Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trianalja ndërkombëtare e grafikës në Sofje

„Pa tingull“ (Without Sound/Kamen Startchev) është emir i ekspozitës së piktorit Kamen Starçev në të cilën ai do të prezantojë vepra të krijuara në vitin 2019. Veprat janë në stilin karakteristik për krijuesin – grafika vektor/shtypje pigmenti mbi letër. Kamen Starçevi lindi në vitin 1971 në Sofje. Akademinë kombëtare e arteve figurative e mbaroi në klasën e skulptorit profesor Emill Popov. Biografia e tij krijuese përfshin shumë ekspozita në Evropë. Pronarë të veprave të tij janë Galeria Kombëtare e Arteve Figurative dhe Galeria e Arteve Figurative të Sofjes.

Ekspozita “Pa tingull” e cila hapet më 25 nëntor është kulmi i veprimtarive të cilat e vënë fillimin e Trianales së Tetë Ndërkombëtare të Grafikës në Sofje – 2019. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse Kamen Starçevi është mbajtës i çmimit të madh të edicionit të mëparshëm të këtij aktiviteti. Trianalja e Grafikës është një forum krijues që organizohet që nga viti 1995. Kjo veprimtari pasqyron zhvillimin e grafikës në Bullgari dhe në botë. Organizator i këtij aktiviteti që do të zgjatet deri në fund të janarit 2020 është Lidhja e Piktorëve Bullgarë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD