Në më se 40 shtete nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore botohen gazeta, revista dhe ueb sajte të cilët janë të orientuara ndaj diasporës bullgare. Përfaqësues të tyre bashkë me gazetarë nga Bullgaria, diskutuan në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë tema të interesit reciprok në kuadrin e Takimit të 15-të Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare.
Përmirësimi i imazhit të Bullgarisë në botë, ruajtja e gjuhës dhe kulturës bullgare dhe të ndjenjës së përkatësisë kombëtare janë pjesë përbërëse të misionit të mediave bullgare. Në takimin në Tiranë shkrimtari i njohur dhe aktivist shoqëror, akademik Anton Donçev komentoi, se është me rëndësi kultura e bashkisë, ndërsa kritiku letrar profesor Mihaill Nedellçev shtoi duke përhapur tezën, se është e domosdoshme të ndryshohen prioritetet e kombit.
Ndoshta detyra e re kombëtare e Bullgarisë është që të gjithë ne, bullgarët e ndarë kudo në botë dhe bullgarët në Bullgari, të jemi bashkë, pra rimëkëmbja e bashkisë kombëtare bullgare në të gjitha kufijtë e saj të mundshme dhe të pamundshme, ndoshta është detyra e re kombëtare.
Njerëzit që flasin gjuhën bullgare, bëhen gjithnjë e më pak, madje gjuha është treguesi kryesor për identifikim – tha artisti Vlladimir Penev gjatë një nga diskutimet në kuadrin e forumit në Tiranë, si ish ministër i kulturës (2013). Në fakt ky është një nga detyrat kryesore të mediave bullgare jashtë shtetit, pjesa dërmuese prej të cilave vështirë rezistojnë. Për këtë arsye edhe përfaqësuesit e tyre insistuan për përkrahje më aktive nga ana e shtetit. Ata përfituan nga takimi mediatik në kryeqytetin shqiptar për të shtruar probleme strategjike.
Radko Stojanoviç nga Bosilegrad citoi të dhënat zyrtare të shtetit serb, sipas të cilave pakica bullgare në Serbi nga 80 000 u ul në 15 500 veta.
Deri tashti nuk kam dëgjuar nga aktivistë shoqëror në Bullgari si do të duket ajo pas 10-15-20 vitesh, çfarë do të jetë popullsia atëherë - tha ai. – Tani Bullgaria kufizon me vetveten. Por njerëzit aty kemi lënë të jetojmë në varfëri dhe në mjerim dhe unë nuk shoh perspektivë. Dhe dëshiroj këtu t’u bëj apel mediave dhe aktivistëve shoqërorë të nxisin shtetin bullgar të hartojë një strategji për këtë se si do të duket Bullgaria pas 10, 15 ose 50 vitesh, por ajo të legalizohet në se është e domosdoshme me miratimin e ligjeve të reja, kështu që Bullgaria të ecë përpara.
Në takimin mediatik në Tiranë deputeti i shumicës në pushtet Toma Bikov, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Kulturë dhe Media në Kuvendin Popullor, komentoi temën për diasporën bullgare ashtu:
Sipas meje, me prioritet është hapësira kulturore bullgare, e cila nuk është vetëm në kufijtë e Bullgarisë – ajo duhet të jetë unike, sidomos mbi çështje të rëndësishme siç janë për shembull arsimi i ri bullgar dhe mundësia që një pjesë prej bullgarëve të rikthehen. Problemet dhe nevojat e çdo vendi në të cilin jetojnë bullgarë duhet të shqyrtohen në specifikën e tyre.
Duke shikuar drejt takimeve të ardhshme botërore të mediave bullgare drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev shpalli, se tashmë ka ftesa për mikpritjen e forumit nga Sllovakia, Kroacia, Suedia, Kanadaja, Argjentina, Qipro.
Për bashkëpunimin e mirë me Agjencinë Telegrafike Bullgare para Radio Bullgarisë foli Armela Krasniqi krye drejtoreshë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Ajo theksoi se me Agjencinë Telegrafike Bullgare mbajnë marrëdhënie të mrekullueshme profesionale, duke përfshirë dhe shkëmbimin e teknologjive të larta dhe të informacionit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..
Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me kryesinë e bashkisë shqiptare të Kukësit ku jeton pakica kombëtare bullgare. Ajo bisedoi me kryetarin e komunës së Kukësit Albert Halilaj dhe me nënkryetarin Agron Nuredinaj , i cili është pjesë e..
Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024..
Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të..
Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për..