Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eter i pastër dhe 73!

Viktor Marinov

Përpara 90 vjetëve më 24 nëntor një grup inxhinierësh radio amatorë realizojnë transmetimin e parë, kurse një ditë më vonë edhe radio-emisionin e parë në Bullgari. Me datë të sotme në Komisionin e Rregullimit të Komunikimeve ka të regjistruar  mbi 6000 radio amatorë, si dhe jo pak stacione amatore të klubeve. Kjo, për të cilën flasin në eter është gjëja e cila i lidh si profesion dhe interesa - radioja.

Ne jemi të interesuar që të mund të ruajmë pastërtinë e marrëdhënieve midis adhuruesve të radios nëpër të gjithë botën-thekson më të rëndësishmen Viktor Marinov, një radio amator që nga viti 1977. - Prandaj në radiostacion nuk është e pranuar të transmetohet në gjuhë të ashpër, thyerëse, me shprehi vulgare, janë ndaluar bisedat mbi tema politike, fetare, etnike, dhe raciale. Ekziston i ashtuquajturi Kodeks i sjelljes së mirë, të cilin ne e respektojmë dhe ia transmetojmë brezit të ardhshëm si mënyrë e komunikimit, tolerancës, ndjenjës për ndihmë  reciproke dhe korrektësi midis nesh.

Radio amatorët  kanë radio stacione të tyre personale dhe njihen nga shenjat unikale të thirrjeve. Ato përbëhen prej dy pjesëve - prefiks dhe sufiks dhe janë të ndarë mbi parim territorial dhe administrativ.  

Posaçërisht për Bullgarinë është caktuar prefiksi LZ, pas të cilit vjen dhe numri. Numri çift do të thotë se, radiostacioni është i regjistruar në Bullgarinë Veriore, në qofte se numri është tek - në atë jugore. Shenjat e identifikimit, të cilat fillojnë me LZ0, përvetësohen nga radio-translatorët dhe nga fenerët amatorë. Pas numrit qëndron sufiks prej 2 ose 3 germave. Ky është emri уnë përpara shoqërisë botërore të radio amatorëve. Shenja ime e identifikimit është LZ1NY dhe asnjë tjetër në botë nuk ka një inicial të tillë të ngjashëm - shënon Viktor Marinov.

Një element tjetër interesant nga veprimtaria radio amatorëve janë QSL-kartolinat - një farë dokumenti, i cili ripohon radio-lidhjen.

QSL-kartolinë e Viktor Marinovit

Në to janë të regjistruar data dhe koha, diapazoni i frekuencës, lloji i modulimit, si dhe hollësi të tjera - saktëson Viktor Marinov. - Çdo një amator i radios vet e përcakton dizajnin e kartolinës së ti