Klubi i Urugait Danubio respektoi rrënjët bullgare duke vënë flamurin bullgar në ekipin e tretë për këtë sezon.
Danubio u themelua më 1 mars të vitit 1932 nga dy emigrantë bullgarë – Migel (Mihaill) dhe Huan (Ivan) Lazarof, ndërsa emrin e klubit e dha nëna e tyre donja Marija Minçef de Lazarof. Klubi mban emrin e lumit i cili cakton kufirin verior të Bullgarisë - Danub.
Në mesë të fanellës ka dy vija të bardhë dhe të gjelbër, të cilat formojnë flamurin bullgar bashkë me ngjyrën e kuqe të ekipit. Shkruhet edhe motoja “Bashkimi e bën forcën” – frazë kjo e cila lexohet në godinën e Kuvendit Popullor të Bullgarisë dhe katër strofat e para të himnit të Bullgarisë
“Danubio” është një nga skuadrat tradicionale të Urugait dhe katër herë ishte kampion i vendit, herën e fundit në vitin 2014.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..