Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Unë jam bullgare” – 40 tregime për personalitete frymëzuese me emra ledhatues dhe delikatë

Foto: BNR

Një nga librat më të suksesshëm për fëmijë dhe të rinj në tregun botëror të librave në këtë moment është “Historia për vajzat rebele”, Ideja e autoreve ka qenë të tregojnë për gratë e reja nga e kaluara dhe tani, të cilët t’i frymëzojnë lexuesit të luftojnë për ëndrrat e tyre dhe për ndryshimin e botës drejt më së mirës. Pikërisht ky libër, me ilustrimet e tij të bukura e ka shtyrë shkrimtaren bullgare Petja Aleksandrova, në bashkëpunim me 40 piktore të talentuara, të tregojë historitë frymëzuese të bullgareve, të cilat kanë jetuar përpara nesh. Libri mban titullin “Unë jam bullgare”, kurse historitë janë përzgjedhur dhe paraqitur në një mënyrë shumëngjyrëshe dhe argëtuese. Një nga gjërat interesante për këtë libër është se çdo një nga tregimet është real, kurse informacioni është marrë prej letrave, dokumenteve, tregimeve të dëshmitarëve dhe burimeve të tjera.

Libri i drejtohet auditorit më të ri, por botimi shkakton një interes dhe mes të moshuarve, të cilët i gjejnë si shumë interesante kujtimet për personalitete si Ekaterina Karavellova, bashkëshorte e një politikani bullgar nga fundi i shekullit të XIX-të, Gjysha Tonka Obretenova – luftëtare për çlirimin kombëtar, Veneta Boteva – bashkëshortja e poetit dhe revolucionarit Hristo Botev, shkrimtarja Leda Mileva, si dhe Ljudmilla Zhivkova – themeluesja e festivaleve ndërkombëtare për fëmijët me një drejtim pacifist. Në libër janë botuar dhe kujtimet dhe për heroinat, jeta e të cilave si dhe krijimtaria janë shumë pak të njohura dhe madje të harruara. E tillë është historia për Stanisllava Karaivanova Ballkanska, e cila në moshën 15 vjeçe bëhet mësuese në krahinën e Maqedonisë. Përjeton vështirësi të shumta, por arrin t̕i mbrojë idetë e veta, në sajë të vullnetit dhe të karakterit të vet të ashpër.

“Një pjesë prej njerëzve, të cilët i përshkruaj, janë shumë pak të njohura edhe nga historianët sepse nuk ka të dhëna për ta” – thotë shkrimtarja Petja Aleksandrova:

Disa nga historitë po vazhdojnë të më çudisin, më detyrojnë të admiroj personalitetet, të cilat shkaktojnë tek unë ndjenja të gjalla dhe të ngrohta. E tillë është historia  për Stanisllava Karaivanova Ballkanska. Akoma gjatë ditës së parë, kur ajo fillon të japë mësim, tek ajo vijnë afro 100 fëmijë. Ajo i mbledh në dhomën e saj. Që të gjithë ulen në tokë. Në kujtimet e saj ajo thotë  se kanë qenë kaq shumë, se derisa të mundet çdo njërit prej tyre t’i tregojë germat, dita e mësimit ka përfunduar. Nuk ka pasur dru për t’u ngrohur dhe madje nuk ka pasur bukë për të ngrënë, por pavarësisht nga të gjitha ka vazhduar të kryej profesionin e mësueses. Është vështirë të përfytyrojmë sesi fëmijët e sotëm, të cilët janë të kënaqur me çdo gjë, do të pranojnë një jetë të tillë, plot me mangësi të shumta. E njëjta kjo vajzë, pas viteve bëhet nëpunëse në postë. Asnjë nuk ka dashur ta emërojë në punë , madje ka duruar dhe tallje të ndryshme për shkak të dëshirës së saj. Ajo ka këmbëngulur, sepse fshehurazi ka mundur të përvetësojë këtë zanat. Ka dërguar një lutje deri tek vetë Princi Aleksandër I Batenberg, kurse ai ka vënë firmën dhe ka thënë se është shumë krenar dhe i lumtur të emërojë gruan e parë nëpunëse në Bullgari. Atëherë madje ka pasur njerëz, të cilët kanë shkuar posaçërisht që të shikojnë sesi duket kjo grua e parë, e cila ka pasur guximin të merret me një profesion, i cili është konsideruar si një profesion burrash.

Në ato kohëra të largëta, kur gruaja nuk ka pasur të drejta të shumta, kur vetëm që të shkojë në shërbesën fetare në kishë, është dashur që të shoqërohet nga prindi ose nga ndonjë i afërm tjetër, akoma atëherë bullgarja ka diktuar ngjarjet në fshatin ose në qytetin e vet. Ajo ka qenë në dijeni të çdo gjëje e cila rastis dhe ka treguar një reagim të gjallë në shoqëri – thotë akoma Petja Aleksandrova.

Ka dëshmi dokumentale, se pranimi i grave në universitet është dashur të zvarritet akoma vite të tjera të gjata, në qoftë se nuk kanë qenë zonjat nga një shoqëri e grave, të cilat kanë shkruar një peticion të ashpër me kërkesë më në fund  dhe vajzat  të kenë të drejta të mësojnë dhe të marrin arsim të lartë. Doja me gjithë shpirt që të kuptoj sesi ka kaluar deri në fund jeta e disa nga heroinave të mia, por dëshmi për këtë nuk ka. Për 3 nga heroinat e mia të përshkruara në libër bile nuk ka fotografi të ruajtura. Mbështetesha tek imagjinata e 40 piktoreve, të cilat vizatuan portretet. Ato punonin krahas mejenë krijimin e librit, që të mund të duket ai kaq i bukur dhe elegant. Më vonë do të bëjmë dhe ekspozitë me të gjitha ilustrimet me temë “Unë jam bullgare”. Këto piktore të reja dhanë punën e vet pa pritur honorar nga libri, gjë e cila më detyron të mendoj se në Bullgari gratë janë këto, të cilat nuk e venë anën materiale në plan të parë, kurse mbajnë më shumë për vlerat shpirtërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD