Skuadra “Lludogorec” arriti rezultat baras kundër CSKA-Moska në një ndeshje-revansh nga faza grupore e Ligës së Evropës. Në minutën e 68 “Lludogorec” shënoi një gol kundër Claudiu Keșerü. Në minutën e 76 skuadra ruse gjithashtu shënoi gol me goditjen e Fjodor Çalov. Kështu në raundin e gjashtë të fundit “shqiponjat” kanë nevojë për një pikë, që të klasifikohen në fazën e ardhshme. Kampioni i Bullgarisë e mirëpret skuadrën hungareze “Ferencvárosi”. Ndeshja midis dy skuadrave në Razgrad do vendosë se kush të jetë në vendin e dytë në grup. Skuadra “Espanyol” tashmë u klasifikua për fazën e eliminimit, sepse është në krye të grupit me 11 pika.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..