Në prag të festës studentore dhe edicionit të tretë të festivalit kushtuar 8 dhjetorit, pushimorja Pamporovo pret më se 2000 studentë nga mbarë vendi. Për festivalin dyditor studentor u ngrit një çadër speciale me pajisje moderne audio-vizuale. Për shkak të interesit të rritur studentor sivjet çadra është më e madhe sesa vitin e kaluar. Më se 15 nga muzikantët më të njohur bullgarë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të festivalit që do të mbahet më 7 dhe 8 dhjetor. Për grupet studentore nga qytetet Sofja, Plovdiv, Burgas, Varna u organizua edhe transport me autobusë. Lidhur me aksidentet rrugore, të cilat shpeshtohen ditët rreth festës studentore, studentë nga Plovdivi organizuan një sërë iniciativash për ngasjen e sigurt.
Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..
Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...
Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..