Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski dhe kryetari i Bashkisë së Devollit të Shqipërisë Eduard Duro bënë gërmimin e parë simbolik të rikonstruktimit të rrugës midis qytetit të Bilishtit dhe fshatit të Vernikut. Projekti është me vlerë 1 125 000 leva /rreth 562 000 euro/ dhe është më i madhi që realizohet me mjete të siguruara nga Bullgaria në kuadrin e Ndihmës zyrtare për zhvillim. Ai ka qëllim mbështetjen e zhvillimit të këtij rajoni të Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës vendore. Në ceremoni, e cila u mbajt më 12 dhjetor 2019, ishin të pranishëm gjithashtu Kryetarja e Këshillit të Rrjetit të Korçës Ana Verushi, deputetë të rajonit, administratori i fshatit Vernik Pandri Andriko, përfaqësues të pakicës bullgare, media dhe qytetarë. Prifti i kishës vendase lexoi një lutje me rastin e fillimit të aktiviteteve të ndërtimit dhe e bekoi kantierin.
Në Berlin, ministrat e jashtëm të NATO-s premtuan që Pakti të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë derisa të zmbrapset agresioni rus. Ministrat..
Në fillim të vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua fillimisht në Ambasadën bullgare në Berlin me përfaqësues të komunitetit..
126 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, ose 27 raste më pak se një ditë më parë. Mbi 63% prej të infektuarve rishtazi nuk..