Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

54 vjet pas tragjedisë më të madhe në alpinizmin bullgar

Maja Maljovica
Foto: BGNES

Në këtë ditë (16 dhjetor) në vitin 1965 u shkëput një ortek poshtë majës Maljovica në malin Rila dhe shkaktoi vdekjen e 11 alpinëstëve bullgarë. Mbijetuan vetëm pesë veta nga grupi i elitës sonë të alpinizmit.

Ngjarja është rikrijuar në veprën e shkrimtares dhe poetes së madhe bullgare Bllaga Dimitrova dhe në bazë të skenarit të saj është xhiruar filmi “Orteku”.

Një nga të mbijetuarit – Spas Malinov më vonë thotë për agjencinë “BGNES”: “Shpesh njerëzit thonë: “E mposhta malin”. Jo, mali nuk mund të mposhtet. Ne shkojmë në mal dhe ai ose të pranon, ose nuk të pranon. Ai gjithmonë duhet të respektohet”.