Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me aromën e bukës bullgare prej speltе

Derisa buka e zënë me brumë të ardhur piqet në furrë, Lyubomir Dzhekov na tregon për vetë fillimin kur e zbulon prirjen e vet të bëjë bukë prej spelte me maja të gjallë.

Familja ime rriste speltë në vazhdim të 4-5 vjetëve në krahinën e qytetit Ruse, i përpunonim dhe i bluanim kokrrat në  një mulli prej guri dhe nga mielli i bluar bënim maja dhe përgatisnim bukë prej spelte në kushte shtëpiake. Bukët ua jepnim shokëve dhe komshinjve. Ata i pëlqenin dhe na thoshin se është shumë i ndryshim nga ajo e blerë.

Nga provat e para në prodhimin e bukës  gjatë vitit 2015 e deri më sot, Lyubomir Dzhekov grumbullon një përvojë të vlefshme dhe tanimë është një bukëpjekës i njohur në qytetin Ruse:

Unë jam 31 vjeç. Në qendër të qytetit Ruse kemi një repart të vogël dhe një dyqan. Në fillim fare e përgatisnim bukën vetëm me dorë, pa asnjë lloj makinash për përzierjen e bukës dhe mikser për të rrahur vezët. Gjatë vitit 2013 dhe 2018 qesha si çirak nga 2 javë nëpër furrat e zgjedhura të Sofjes. Aty arrita të mësoj shumë për këtë zanat.

Sipas mjeshtrit të ri, shija e papërsëritshme e bukës së freskët të sapo pjekur vjen nga fermentimi. Majaja, të cilën familja e tij e prodhon dhe e mirëmban është natyrale, një produkt i gjallë, sepse përmban tharm, të dobishëm për bluarjen e ushqimit dhe për traktin e stomakut.

Njeriu ngopet me shumë pak bukë, më në veçanti në qoftë se ajo është e përgatitur krejtësisht me kultura si speltë, thekër, hikërr, krunde. Kështu është sepse ato kanë tregues mjaft të lartë ushqimor dhe elemente të nevojshmepër organizmin tonë” thotë Lyubomir dhe shton: “Kur të përgatitet buka me maja të gjallë gjërat bëhen jashtëzakonisht ngadalë. Këtu qëndron rregulli i artë “Sa më me ngadalë, kaq bukë më e mirë bëhet”.

Eksperimentet e mjeshtrit nga qyteti Ruse nuk ndalojnë deri këtu:

Nga majaja e gjallë e bukës ne prodhojmë vetëm bukë, kurse prodhimet e tjera të brumit si dhe ëmbëlsirat janë të punuara me dorë një pjesë nga recetat ne i kemi përpunuar vetë, kurse të tjerat janë të trashëguara nga nënat dhe gjyshet tona.Bëjmë disa lloje buke: një bukë fshati fare të zbehtë me kokrra të thekurit të mbirë dhe me disa lloje farërash, një bukë daneze me drithëra të shumta, me 100 për qind speltë, të gatuar me miell të pasitur dhe miell të bardhë, bukë me thekër dhe me grurë, bukë vetëm me thekër, bukë të zezë ose bukë “popullore”. 

Më ekscentrike dhe që duket në mënyrë më ekstravagante është buka jonë e zezë me një karbon të aktivizuar, të përgatitur me disa lloje mielli dhe me përbërjen e karbonit të aktivizuar në formë pluhuri. Ngjyra e saj është krejtësisht e zezë dhe që sipër dhe nga brenda. Kjo bukë e ka zanafillën e vet nga Azia, pas kësaj ka kaluar përmes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore që të arrijë në Bullgari. Prej afro 2 vjetëve përgatitet në qytetet Sofja, Plovdiv dhe Varna kurse për qytetin Ruse ne jemi të parët.

Në firmën familjare Lyubomir Dzhekov punon me nënën e vet dhe me babin. Mamaja më ndihmon me shitjet në dyqan. Me ndihmën e saj mund të ndaj më shumë kohë për përgatitjen e bukëve. Çdo gjë në jetë e kam bërë me ndihmën e familjes – thotë Lyubomir.

Por, si ndodh kështu që një bukëpjekës i ri qëndron përball industrisë së madhe për prodhimin e bukës?

Po unë nuk luftoj me asnjeri tregon filozofinë e tij jetike bukëpjekësi i ri dhe vazhdon. Mundohem të jem në konkurrencë vetëm me veten time kjo është lufta më e madhe e njeriut. Krejtësisht e mohoj mënyrën e prodhimit të bukës në uzinë. Jam i mendimit se njerëzit duhet të hanë një bukë të vërtetë, të punuar me dorë dhe jo të punuar nëpër uzina. Mielli duhet të jetë i bërë prej kokrrave të zgjedhura mirë si dhe të bluara në mënyrë të përshtatshme. Buka nuk duhet të bëhet prej një grure foragjeri, siç përgatitet tani 70% nga buka në Bullgari. Duhet të ketë një lidhje shumë të ngushtë midis fermerëve, mullëxhive dhe pjekësve, që të mund të përmirësohen proceset dhe të  mënjanohen  gabimet. Kurse në Bullgari ky varg është i shkëputur me kohë. Aktualisht unë mundohem të krijoj pikërisht këtë lidhje dhe ndihem i lumtur.

Por, çfarë arritët të mësoni nga buka?

Ajo më ndryshoi si njeri. Më mësoi të jem i duruar, dhe se gjërat nuk ndodhin shpejt, nuk ndodhin me lehtësi. Çdo gjë ndodh me një punë jashtëzakonisht të madhe dhe me një këmbëngulje, me shumë gabime, por njeriu nuk duhet të heqë dorë dhe duhet të mundohet të përmirësojë veten, të përmirësojë produktin e vet. Dhe në këtë mënyrë arrihet deri tek një zhvillim i vërtetë thotë Ljubomir Dzhekov, duke nxituar të nxjerrë nga furra bukën me aromë spelte bullgare. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Kukës duan të kenë qendrën e tyre kulturore

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me kryesinë e bashkisë shqiptare të Kukësit ku jeton pakica kombëtare bullgare. Ajo bisedoi me kryetarin e komunës së Kukësit Albert Halilaj dhe me nënkryetarin Agron Nuredinaj , i cili është pjesë e..

botuar më 24-04-04 9.51.PD

Habitat Bullgaria: Problemi i madh i banesave të rrezikshme nuk është ndër prioritetet e shtetit

Shtëpia është vendi ku të gjitha problemet e pazgjidhura në shoqërinë tonë mund të shihen si me një xham zmadhues. Është e vështirë të flitet për zhvillimin e hershëm të fëmijës nëse fëmijët flenë në të njëjtin shtrat ose jetojnë në të njëjtën dhomë..

botuar më 24-04-04 7.20.PD

Pasojat e sulmit në Moskë: A pritet një rritje e re e terrorizmit?

Pasojat e një sulmi terrorist në Rusi po jehojnë në të gjithë Evropën. Bombardimi i 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në rajonin e Moskës, në të cilin vdiqën më shumë se 140 njerëz, ngriti pyetjen - a është kërcënimi i sulmeve në shkallë..

botuar më 24-04-03 4.45.MD