Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgare u përfshinë në top 10 të anketës së Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportist të Ballkanit” për vitin 2019

Tajbe Jusein
Foto: BGNES

Bullgaret Radoslava Mavrodieva dhe Tajbe Jusein hynë në top 10 të edicionit të 47-të të anketës së Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportistë të Ballkanit” për vitin 2019. Në anketën tradicionale u përfshinë agjencitë kombëtare të vendeve të rajonit – BTA (Bullgari), ANA-MPA (Greqi), AXHERPRES (Rumani), Agjencia Anadollie (Turqi), HINA (Kroaci), FENA Bosnjë e Hercegovinë dhe ATSh (Shqipëri).
Mavrodieva fitoi titullin në shtytjen e gjyles në Kampionatin Evropian në sallë, ndërsa sportistja e mundjes Jusein u bë kampione e kontinentit në kategorinë deri në 62 kilogram dhe fitoi medaljen e argjend në Kampionatin botëror. Fituesi dhe rezultatet e anketës do të shpallen më vonë.