Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri klube bullgare të futbollit janë ndër më të suksesshmet në Evropë

Foto: Radio Vidin

Tri klube bullgare të futbollit janë në top 100 të ekipeve më të suksesshme evropiane, që kanë marrë pjesë në Kupën e Kampionëve Evropianë dhe në Ligën e Kampionëve, tregon statistika e UEFA-s për periudhënqë nga viti 1955 deri në 2019. Radhitja është sipas pikëve të fituara – 2 pikë për fitore dhe 1 – për rezultat baras. Në vend të parë në klasifikim është CSKA-ja. Skuadra është vendosur në vend të 42 me gjithsej 98 pikë. Levski është në vend të 82 me 44 pikë. Lludogorec është në vend të 87 me 39 pikë. Në krye të klasifikimit është Real Madrid, i cili ka fituar 600 pikë në 437 ndeshje.

Më shumë nga rubrika

Bullgarja Joana Ilieva u bë kampione evropiane e skermës

Joana Ilieva është kampionia e re evropiane e skermës te gratë deri në 20 vjeç. Sportistja nga kombëtarja bullgare dhe nxënëse e akademisë së skermës “Vasill Etropollski” me trajner personal Ivajllo Vodenov shënoi 11 fitore në Kampionatin Evropian për të..

botuar më 20-02-28 2.29.MD

Kampionet botërore nga grupi i mazhoreteve “Misteri”

Në qoftë se një njeri i vetëm e prek shpirtin tënd, ai ndez nxehtësinë e cila të kthen nga ëndërrues në krijues. Pikërisht kjo ka rastisur me rreth 20 vajzat në qytetin e tyre të lindjes Pazarxhik. Një ditë në jetën e tyre hyri një trajnere – ajo ndezi..

botuar më 20-02-28 12.40.MD

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për gjysmëfinalet në Akapulko

Në dyluftimin e çerekfinaleve të turneut të tenisit në Akapulko, bullgari Grigor Dimitrov mundi zviceranin Stanislas Wawrinka me 6:4 dhe 6:4 dhe kështu u klasifikua për gjysmëfinalet. Rivali i bullgarit për vendin në final do të jetë spanjolli Rafael Nadal,..

botuar më 20-02-28 9.31.PD