Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2019-ta – një vit i proceseve kontradiktore të brendshme politike

Foto: BGNES

Viti 2019 do të mbahet mend si një vit i proceseve të vështira, të tensionuara kontradiktore në lëmin e politikës së brendshme të Bullgarisë.

Rreth zgjedhjeve evropiane në fund të muajit maj autoritetet në pushtet u akuzuan se përfaqësues të tyre kanë përfituar pronësi të patundshme me çmime shumë të ulëta, gjë për të cilën nga skena politike u larguan figura kyçe. Njeriu i dytë në partinë në pushtet GERB – Cvetan Cvetanov, la Parlamentin, pas kësaj edhe të gjitha postet partiake. Megjithë sigurimet se nuk e kanë shkelur ligjin, për shkak të marrëveshjeve në fjalë, ikën nga pushteti edhe Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva, Ministri i Bujqësisë Rumen Porozhanov, shefi i Komisionit të Energjetikës Deljan Dobrev.

Megjithë skandalin e pasurive të patundshme GERB arriti të fitojë zgjedhjet evropiane dhe prognozat për zgjedhje para afatit nuk u realizuan. Mirëpo, rezultatet e dobëta zgjedhore të dy prej formacioneve të koalicionit nacionalist “Patriotët e Bashkuar” – Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) dhe “Ataka”, shpejtuan proceset e shpërbërjes në të ashtuquajturin “partner i vogël i koalicionit në pushtet” Forca kryesore ndër nacionalistët – VMRO, u paraqit shumë mirë, por rezultati i tyre i përbashkët ishte më i ulët nga ai i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS)partia e turqve etnikë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, që e radhiti Lëvizjen në pozitën e tretë pas GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Nuk u realizuan parashikimet për dështim të GERB-it në zgjedhjet vendore. Pas raundit të tyre të dytë në fillim të nëntorit u bë e qartë se GERB mbetet forca kryesore jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë vendor. Kandidatët e saj për kryetarë bashkie në të vërtetë humbën në disa prej qyteteve të mëdha, por atje ku kjo ndodhi GERB mbeti në vend të parë për nga numri i këshilltarëve bashkiakë, gjë që e bën humbjen tepër relative. Rezultatet eнoalicionit “Patriotët e Bashkuar” në zgjedhjet vendore ishin analogjike me ato të zgjedhjeve evropiane. Një prani më të konsiderueshme në pushtetin vendor përfitoi vetëm VMRO, ndërsa NFSB dhe partia “Ataka” u paraqitën në një mënyrë të pakënaqshme. Rivali i madh i nacionalistëve – DPS, jo vetëm rriti numrin e kryebashkiakëve dhe të këshilltarëve bashkiakë, por edhe zgjeroi praninë e vet gjeografike edhe përtej rajoneve me përqendrim të lartë të turqve etnikë.

Socialistët shënojnë se edhe në zgjedhjet evropiane, edhe në ato vendore i kanë përmirësuar rezultatet e veta nga pikëpamja e votave të fituara. Mirëpo, shanset që në saje të këtij përmirësimi BSP-ja të dalë nga hija e opozitës dhe të bëhet forcë në pushtet praktikisht janë zero.Përveç kësaj në parti ka një ndarje të dhimbshme të brendshme. Fakti se ky proces është i dhimbshëm ripohohet edhe nga ish-lideri i BSP-së dhe kryetar i tanishëm i Partisë së Socialistëve Evropian – Sergej Stanishev. Sipas tij partia “gerbizohet” dhe nga një fuqi demokratike shndërrohet në parti popullsite, ku kryetari imponon vullnetin e vet.

Proceset e shpërbërjes në koalicionin e Patriotëve të Bashkuar nuk justifikuan shqetësimet për shpërbërje edhe të koalicionit në pushtet. Në fund të vitit 2019 GERB është forca e parë në Parlament me 95 vota. Pas saj janë “BSP për Bullgarinë” (79) dhe DPS (25). Votat e “Patriotëve të Bashkuar” (21) dhe të GERB-it (95) i garantojnë koalicionit në pushtet 116 vota në Parlament dhe për qeverisjen e zakonshme nuk arrijnë vetëm 5 vota, të cilat mund të tërhiqen lehtë nga ato të DPS (25), të “Volja” (12) dhe të deputetëve të pavarur (8).

Qëndrimet elektorale të shpallura nga agjencia “Market Links” gjatë dhjetë ditëve të para të muajit dhjetor të vitit 2019 tregojnë se GERB është forca e parë politike me 18.2 për qind. Pas saj është BSP – 16 për qind. Në qoftë se sot zhvillohen zgjedhje parlamentare, për DPS-në do të votonin 7.3 për qind, për “Bullgarinë Demokratike” 4.9 për qind, ndërsa për “Patriotët e Bashkuar” – 4.3 për qind. Po të ketë zgjedhje parlamentare tani, “Volja” do të ketë një shans më të vogël (1.2 për qind) për të vazhduar të jetë parti më vete në Parlament.

Sipas “Market Links” në rast zgjedhjesh eventuale parlamentare sot, partia hipotetike e drejtuesit televiziv Sllavi Trifonov “Nuk ka shtet të tillë”, e cila nuk mori të drejtën e regjistrimit, ka potencialin të bëhet forca e tretë me 7.8 për qind. Kjo për herën e radhës ripohon tezën se statukuoja politike në Bullgari mund të ndryshojë vetëm po të ketë alternativë reale politike, alternativë kjo e cila nuk ishte propozuar gjatë vitit 2019. Është vështirë të bëhet prognoza se një alternativë e tillë do të formohet edhe gjatë 2020-ës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Edhe Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev premtoi mbështetje të konsiderueshme për formimin e një kabineti

Nëse Sllavi Trifonov nuk merr 2, 3, 4, 5 vota për të formuar një kabinet, ai do t’i marrë ato nga GERB në emër të Bullgarisë që të mos hyjë në kaos politik, konfirmoi Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev para Nova TV. Sidoqoftë “mbështetja”..

botuar më 21-04-08 11.37.PD

Gjashtë parti do të hyjnë në Parlamentin e ri, tregojnë të dhënat e 100% prej protokolleve të përpunuara

Në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor do të hyjnë gjashtë parti, tregojnë të dhënat e 100% prej protokolleve të përpunuara, transmetoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova. Në vend të parë është GERB/SDS me 26.18%, pas tyre janë “Ka një..

rinovuar më 21-04-06 4.57.MD

Në vend që të ofrojnë vendime zgjedhjet parlamentare bënë shumë pyetje

Dhe tani ku? - Politologët dhe analistët në Bullgari po e shqyrtojnë këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare më 4 prill. Të gjitha parashikimet paraprake ishin për një zgjedhje të pazakontë dhe të vështirë, për shkak të pandemisë Covid-19. Por pritjet që..

botuar më 21-04-05 1.41.MD